Monitor.mk

Aktivistët e Lëvizjes BESA fotografohen me Ziadin Selën në Tetovë

Aktivistët e Lëvizjes BESA fotografohen me Ziadin Selën në Tetovë
October 12
16:36 2017

Sot Tetova ka qenë qendra e vizitave të krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela bashk me kandidatin Adnan Nezirin dhe bartësin e listës për këshilltar Arif Selamin kanë lëvizur nëpër rrugët e Tetovës dhe janë takuar më shumë qytetarë.

Në një rast ata kanë vizituar edhe shtandin e Lëvizjes Besa që gjendej në afësri të sheshit të Tetovës dhe kanë bërë foto të përbashkët me aktivistët e Lëvizjes Besa, raporton portal “tetova1”.

Të njëjtën gjë e bëri edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili poashtu gjatë lëvizjes nëpër rrugët e qytetit vizitoi dhe u pësrhëndet me aktivistët e Aleancës për Shqiptarët.

Këto dy raste tregojn më së miri për atmosferën relaksuese që mbizotron në Tetovë në prag të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit.

Related Articles