9 të vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga përplasja e një kombi me kalimtarët në Toronto (LIVE VIDEO)

Së paku nëntë persona kanë gjetur vdekjen edhe 16 të tjerë janë lënduar pasi një kombi u fut përmes një turme të këmbësorëve në një trotuar në Toronto.

“Kërkoj nga qytetarët që të lutemi për viktimat dhe gjithashtu të ndihmojmë shërbimin policor të Torontos në sjelljen e kësaj çështjeje në një përfundim të suksesshëm”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i policisë.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Torontos, John Tory, siguroi banorët e Torontos këtë pasdite se “qyteti është në duart e sigurta”.