Mijëra protestojnë me marihuanë para parlamentit Kanadez

Tymi është gjithandej. Cigaret me marihuanë po ndizen. Mijëra qytetarë kanë dalë për të shënuar ditën kombëtare të paraqitjes së marihuanës sot para parlamentit të Kanadasë duke ndezur marihuanen dhe duke festuar.

Kjo ngjarje po ndodh vetëm një javë përpara se Parlamenti kanadez të votojë për legalizim apo jo të marihuanës me kërkesë të Qeverisë. Por duket se qytetarëve nuk iu pritet vendimi. Ata duan të sigurohen që vendimi të merret dhe për këtë kanë dalë për të manifestuar ditën e marihuanës.

Qeveria federale është zotuar për legalizimin e përdorimit rekreativ të marihuanës dhe pritet të paraqesë ligjin për votim qysh këtë javë, përpara se Parlamenti të shkojë në pushimin pranveror.

Kryeministri Justin Trudeau ka qenë i qartë në arsyen e tij për legalizimin. Ai ka thënë se droga e njohur duhet të legalizohet për të minimizuar qasjen e të miturve në marihuana dhe për të zvogëluar aktivitetin kriminal për tregtinë e paligjshme të marihuanës.

“Fokusi ynë është në mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e rrugëve tona”, ka deklaruar Trudeau në takimin me “The Economist”, në Toronto në qershorin e kaluar.