Incident me armë në fshatin Nakushtak të Likovës

Dje pas mesdite në fshatin Nakushtak të rajonit të Likovës ka ndodhur një incident me armë.

Pas një mosmarrëveshje për cështje të papastruara, A.M (31) ka nxjerrur armën dhe ka gjuajtur në dejtim të A.M (35). Fatmirësisht nuk ka arritur të qëlloj, por i njëjti akt nga organet policore është llogaritur si tentativë për vrasje.

Sulmuesi pasi nuk ka arritur ta qëlloj ka hipur në veturën e tij me targa të Shkupit dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Prokurori Publik nga SPB në Kumanovë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa thuhet se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë. (INA)

Posted on

E tmerrshme: Hajnat ja vjedhin invalidit 2 mijë e 600 euro (Video)

E tmerrshme: Hajnat ja vjedhin invalidit 2 mijë euro.

E mërkurë, 26 Dhjetor 2018 19:59 00

Hysni Zukës nga Pozharani, hajnat ia vodhën kursimet me vlerë 2 mijë e 600 euro

Me sa forcë që ka mundohet ta karrocën.

Rruga, sa do e shkurtër që mund të jetë, është e mundimshme për Hysni Zuken.

Nuk ka akse ta ndihmoj, sepse 68 vjecari nga Pozhorani i Vitisë, jeton i vetëm.

Dhe sikur mos të mjaftonin kushtet e vështira ekonomike, ditë më parë, dy persona të maskuar i kishin hyrë më forcë në shtëpi, duke ia vjedhur një shumë të parave.

Ai rrëfen se si kishte ndodhur rasti.

“Kah minuta e 0.40 – qitu jom kane, as fjet aas çut, edhe jon hi dy, paret ku i ki? Paret i kom n xhep..se prita që po mdel bash qashtu”.

Zuka tregon sa ishte shuma që i është vjedhur, ndërsa thotë që ato të gjitha ishin kursimet e tij.

Ai thotë se hajnat e shfrytëzuan pikën më të dobët të tij, pasi që njërën këmbë e ka të amputuar.

Ndërsa shton se i morën edhe një kujtim me vlerë që e kishte nga gruaja e tij, tashmë e ndjerë.

“Qit karroce ma qiten jashtë, mobilin ma morën e kurrë nuk ma kthyn mo..e kom pasë kujtim prej grus..”.

E nga policia në rajonin e Gjilanit, përmes telefonit, kanë thënë se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast, dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Posted on

A ju kujtohet kur Van Damme kënaqi zemrat e të gjithëve me rolin e një shqiptari? (Video)

A ju kujtohet kur Van Damme kënaqi zemrat e të gjithëve me rolin e një shqiptari.

Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.

Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.

Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kineematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku.

Ndërsa, në film kanë qenë pjesë edhe aktorë tjerë të njohur si Maria Counchita Alonso e Peter Stormare.

Posted on

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë, Nëse nuk mundesh ti ndihmosh së paku Shpërndaje! (Video)

Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”.

Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës.

“Do ta ndihmojmë mamin, s’kemi për të ngrënë. Nuk kemi po mos ndihmuam. Detyrat i bëj jashtë se nuk kam drita, na i kanë prerë se nuk kishim lekë t’i paguanim”

Të ardhurat e vetme që ka familja është ndihma ekonomike ku me të detyrohet të paguajë autobusin për të dërguar fëmijët në shkollë.

Posted on

Hani i Elezit nuk shpenzon para për dekorim, Suma thotë se buxheti do ndahet për familjet në nevojë (Video)

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma nuk e ka dekoruar fare qytetin për festat e fundvitit. Thotë se paratë që do të shkonin për zbukurimin e qytetit, do ti orientoj në ndihmë të qytetarëve ne nevojë. Suma, si në tri palë zgjedhjet e fundit, është për këtë vendim e ka përkrahjen qytetare.

Komuna e Hanit të Elezit, nuk ka ndryshuar fare për festat e fundvitit. Deri sa komunat tjera ndajnë dhjetëra mijëra euro, kjo komunë për dekorim, nuk ka ndarë asnjë cent.

Kryetari Rufki Suma, thotë se paratë në vend se t’i dërgoj në dekor për qytetin, do t’i ndaj për qytetarët në nevojë.

“Edhe ne si Komunë do të ndajmë dhurata për fëmijë. Janë kriteret për fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Kuptohet të gjithë fëmijëve të stafit të Komunës, shëndetësisë, arsimit, por zakonisht ndajmë dhurata edhe për të varfrit, hendikepuarit apo rastet e tjera sociale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rufki Suma.

Madje, Suma thotë se ka bashkëbiseduar me qytetarët, dhe nuk kanë kërkuar asnjë herë, zbukurim të qytetit për festa të fundvitit.

“Zakonisht në traditën tonë edhe qytetarët tonë bëjnë dekorime në baza familjare apo të bizneseve, por në nivel të organizuar nuk kemi pasur asnjëherë dekorime”, tha Rufki Suma.

E Suma, që zgjedhet kryetar në këtë komunë për të tretën herë pa balotazh, qytetarët i ka pas vete edhe për këtë vendim.

“Pse të bëjmë shpenzime pa nevojë kur mund t’ia japim ndonjë të varfëri apo ndonjë fëmije të sëmurë ato të holla”, shprehet qytetari Avdush Kaleci.

“Ne mërgimtarët duhet t’i kuptojmë gjërat sepse Italia është shtet i vjetër, nuk mundemi të krahasohemi me shtetet tjera si Komuna e Hanit të Elezit apo edhe komunat tjera të Kosovës”, deklaroi Halil Haxhami, mërgimtar nga Hani i Elezit në Itali.

Suma, nuk i takon asnjë subjekti politik, dhe në zgjedhje nuk bënë fushatë fare. /RTV Dukagjini/

Posted on

Goli i Xherdan Shaqirit, por shikojeni reagimin e këtij tifozi në karrocë (Video)

Goli i Xherdan Shaqirit, shikojeni reagimin e këtij tifozi në karrocë.

Liverpooli ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në pasditën e sotme.

Në ”Anfield”, skuadra e Jurgen Klopp ia doli ta mposhtë Newcastlen me rezultat, 4-0.

Njërin prej golave e shënoi edhe Xherdan Shaqiri në pjeesën e dytë të ndeshjes.

Por, kamerat në stadium kanë zënë një moment mjaft emocional pasi që mesfushori nga Gjilani shënoi gol sot.

Kamerat kanë fokusuar një tifoz të Liverpoolit me aftësi të kufizuar, i cili festoi si i ”çmendur” pasi Shaqiri shënoi gol.

Posted on

Kandidatët e mundshëm të VMRO-së për president shteti

VMRO-DPMNE do të nxjerrë konkurs për kandidatët për president për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual Gjorgje Ivanov.

Në media po qarkullojnë disa emra të kandidatëve që shihen si favorit për president. Mes tyre janë ish-anëtarë të partisë por nuk mungojnë as emrat e disa profesorëve të njohur maqedonas.

Kandidatët më të preferuar të VMRO-së shihen profesorët Savo Klimovski, Gordana Siljanovska, Tanja Karakamisheva dhe Trajko Sllavevski. Në garë është edhe ish-ministri i financave, Zoran Stavrevski. Për këto emra, VMRO-DPMNE ka nxjerrë një anketë të brendshme për të matur rejtingun e tyre.

Partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar se deri më 11 janar do të nxjerrë konkursin për paraqitjen e kandidatëve për president. Kandidati për president do të publikohet në konventën e kësaj partie të caktuar më 16 shkurt 2019.

Posted on

Serbia kërkon nga Maqedonia tërheqjen e njohjes së Kosovës

Ndonëse po zhvillohet një proces për normalizimin e raporteve, Serbia ka vazhduar të loboj kundër pavarësisë së Kosovës.

Agjencia e lajmeve INA mëson se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic i ka dërguar letra shumicës së Shteteve anëtare të OKB-së për ta tërhequr njohjen e Kosovës.

Një letër e tillë i është dërguar edhe kryeministrave të rajonit, Zoran Zaevit dhe çuditërisht edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sidomos letrën drejtuar Shqipërisë, e ka quajtur të turpshme, për faktin se Kosova dhe Shqipëria i përkasin një kombi dhe një historie të përbashkët.

Por nuk duhet të harrohet edhe faktin se mbi 30 për qind e popullsisë në Maqedoni dhe janë shqiptarë.

Posted on

Aksident në Katllanovë, humb jetën një 72-vjeçar nga Shkupi

Një 72-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në aksidentin rrugor pasi që vetura e tij ka dalë nga rruga kryesore afër fshatit Katllanovë, njoftojnë nga MPB.

“Më 25.12.2018 në orën 17:00 në rrugën lokale fshati Petrovec-Katllanovë, në hyrje të fshatit Katllanovë G.M. (72) nga Shkupi me veturën e tij “Honda” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës kryesore. Nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes G.M. ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë.

Posted on

Zaevi tregon se a do të garojë për president

Kryeministri Zoran Zaev nuk do të kandidohet për president në garën e zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm. Ai në emisionin “Studio e Hapur” në 24Vesti theksoi qartë se nuk do ti hyjë kësaj gare. “Nuk do të kandidohem dhe këtu e mbyll debatin”, ka theksuar Zaev.

Po ashtu sipas informacioneve qeveritare, Zaev përkrah që bashkë me presidencialet të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por sipas tij, për këtë do të vendoset në konsultat me partnerët e koalicionit.

Posted on