Portieri i Vardarit, Filip Gaçevski fyen dhe kërcënon të riun shqiptar (Foto)

Portieri i Vardarit, Filip Gaçevski dhe një i ri shqiptarë janë përfshirë në një përleshje verbale nëpërmes rjetir social facebook. Situata është nxehur në momentin kur i riu shqiptarë ka komentuar në profilin zyrtar të Gaçevskit, për të mbrojtur seleksionuesin e Maqedonisë në futboll Igor Angellovski, të cilin Gaçevski e kishte akuzuar.

Për një moment, Gaçevski është nxehur, dhe të riut shqiptarë i është drejtuar privatisht duke e kërcënuar, dhe duke e ofenduar me fjalët, “Siptar”, “cigan” etj.

Për më tepër ju sjellim fotografitë dhe reagimin e djaloshit shqiptar nga Studeniçani i Shkupit.

Posted on

Njohja e Kosovës nga Vatikani Arkipeshkvi Frendo: Hapi i parë është bërë

Selia e Shenjtë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, pavarësisht se ka një afërsi ndaj shqiptarëve dhe ka mbajtur një qëndrim pro shqiptar.

Por në emisionin “I Ftuari” në A2, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo u shpreh se Selia e Shenjtë e ka ngritur Kosovën në nivel dioqeze dhe se njohja mund të vijë në të ardhmen jo shumë të largët, percjell Fakte.

“Në një të ardhme jo shumë të largët, Kosova do të njihet edhe nga Vatikani, i cili është shumë i kujdesshëm para se ta njoh një shtet. Hapi i parë është bërë pasi Kosova tashmë është njohur si dioqezë, ka fituar një peshë të re”, tha George Frendo.

Posted on

Dy fëmijët nga Çairi që kanë mësuar gjuhën angleze nga celulari! (VIDEO)

Femijët binjak Kushtrim Veseli si dhe motra e tij Krenare Veseli nga Çairi i Shkupit në moshën 7 vjeçare e flasin gjuhën angleze në formë të shkëlqyer!

Prindërit e fëmijëve thonë se ato nuk kanë qenë në ndonjë kurs për ta mësuar gjuhën angleze por, e kanë mësuar nga celulari.

Për më tepër ndiqni videon:

Posted on

Kryeministri Zaev shkarkon një ministër të kabinetit të tij

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e një ministri të kabinetit të tij, shkruan Fakte. Bëhet fjalë për ministrin Aksel Ahmetovski, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për romët në Maqedoni.

Në arsyetimin e kërkesës për shkrkim nuk shkruan pse Kryeministri kërkon “kokën” e tij. Opinioni i gjërë pothuajse asnjëherë nuk kishte dëgjuar emrin e këtij ministri në dy vitet e kaluara që kur ai ka hyrë në kabinetin qeveritar.

Ndryshe, rikonstruim më të madh të qeverisë, madje edhe me këmbim të dikastereve mes partnerëve, është paralajmëruar për pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, që është paraparë të ndodhë më 15 janar.

Posted on

Gruevski në azil. Kush është personi i dytë i Doganës që e vizitoi në Budapest?

Përveç Aleksandar Trajkovski, edhe një tjetër i punësuar në Doganë ka vizituar azilantin Nikolla Gruevskin në Budapest. Një gjë të tillë e konfirmoi drejtori i Doganës Gjoko Tanasoski, i cili tha se procedurat për hetimin e rasteve po vazhdojnë.

Personi i cili është parë duke drekuar në një restorant në Budapest me Gruevskin nga pamjet e portalit hungarez “24”, është i punësuar në Sektorin për Kontrolle dhe Hetime në doganë.

Ai ka shfrytëzuar pushimin vjetor për të shkuar në Hungari. Drejtori i Doganës Tanasoski thotë që nuk mund të pengojmë të punësuarit dhe se ata mund të shkojnë ku të duan në jetën e tyre private.

“Personi i dytë që shihej në pamje ka marrë dy ditë nga pushimi vjetor dhe ka shfrytëzuar një ditë të lirë që e kishte në dispozicion. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje sepse përveç arratisjes së Gruevskit, Prokuroria e krimit të organizuar zhvillon edhe procedurë tjetër dhe së shpejti do të njoftohet publiku. Ne si Doganë nuk mundemi t’ua ndalojmë apo t’u përzihemi të punësuarve tanë se ku do të shkojnë në jetën e tyre private. Mundemi vetëm ta kërkojmë nga institucionet e tjera të cilat i inspektojnë kushtet që të japin përgjigje, ashtu siç edhe bëmë. Kur do të kemi informacione do t’i publikojmë në opinion”, tha Tanasoski në takimin e sotëm me gazetarët.

Të dy të punësuarit e Doganës që kanë qenë në vizitë tek Gruevski, vazhdojnë punën rregullisht.

Posted on

Mosmarrëveshje mes Ademit dhe Taravarit për shkollat

I pari i Gostivarit, Arben Taravari dhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi akoma nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në fushën e arsimit. Taravari dhe Ademi ndonëse shprehen të vetëdijshëm se zgjidhja qëndron tek depolitizimi i arsimit, një gjë e tillë rezulton e parealizueshme në praktikë. Në këtë drejtim u anulua edhe konkursi i fundit për drejtor në shkollën e Çegranit.

Posted on

E çuditshme: 13 vjeçarja bëhet nënë

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e hënë.

Ajo e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femër në javën e 33 të shtatzënisë, raporton Koha Ditore.

Në QKUK kanë thënë se ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, edhe fëmija e edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13 vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale.

Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.

“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005”, ka thënë ai.

Posted on

Mbaron afati për amnisti, Ivanov fal 16 persona (DOKUMENT)

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ka vendosur që të falë 16 persona me rastin e Vitit të Ri. Në vendimin e marrë nga presidenti shkruan se 16 personat do të lirohen pjesërisht nga faji, në kohëzgjatje prej 2 deri 6 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dënuarit të cilët do të falen pjesërisht nga presidenti Ivanov janë nga Manastiri, Shkupi, Gostivari, Vallandova, Resnja, Negotina, Strumica e vende tjera.

Në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, Ivanov nuk ka liruar tërësisht nga dënimi asnjë të dënuar.

Ndryshe, vendimet e Ivanovit për të liruar nga faji të dënuarit kanë nxitur reagime të shumta në opinion, ndërsa vendimet e tij janë vlerësuar si të padrejta dhe të ndikuara nga partitë.

Posted on

Talat Xhaferi: Zgjedhjet presidenciale shpallen më 2 ose 3 shkurt

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka bërë të ditur se zgjedhjet presidenciale Kuvendi do t’i shpall 90 para se t’i skadoje afati presidentit aktual, që sipas tij zgjedhjet i bie të shpallen më 2 ose 3 shkurt, shkruan Gazeta Lajm.

Gjate takimit te fundvitit me gazetare, Xhaferi edhe një herë përjashtoi mundësinë qe ai të kandidohet për President të Maqedonisë. I pari i Kuvendit pret që ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit të përmbyllet deri më 15 janar.

Pas përmbylljes se këtij procesi, Xhaferi paralajmëroi se Ligji për gjuhe shqipe do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe se për një gjë të tille nuk do të pritet nënshkrimi i Ivanovit.

Në fund ai ka uruar që në vitin 2019 qytetarëve dhe politikanëve t’u realizohet te gjitha pritshmërite në të gjitha aspektet.

Posted on

LSDM: Për 11 vite OBRM-PDUKM e injoronte problemin e ajrit të ndotur

Nëpërmjet në kumtese reagojnë nga partia maqedonase në pushtet LSDM ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me ajrin e ndotur duke thënë se “për 11 vite OBRM-PDUKM e injoronte problemin e ajrit të ndotur dhe në mënyrë të ndërgjegjshme e shkatërronte gjelbërimin dhe mjedisin jetësor”.

Sipas LSDM-së, për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së u rrit varfëria duke shkaktuar katastrofë në energjetikë, për shkak të pasurimit personal të individëve të caktuar, u hoq tarifa e lirë e rrymës ndërsa çmimi i energjisë elektrike u shtrenjta për 100%.

“Qindra mijëra familja ishin të detyruar të kalojnë në nxehje jo-ekologjike, që bëri që ajri i ndotur të rritet”, thonë nga LSDM duke shtuar se OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski si njeriu u parë i ELEM-it në mënyrë të drejtpërdrejt kontribuuan në rritjen e ajrit të ndotur.

Ata thonë se për dallim nga politikat e OBRM-PDUKM-së që ndikuan në rritjen e ajrit të ndotur, Qeveria e udhëhequr e LSDM-së dhe institucionet kompetente mbesin të përkushtuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Posted on