Kandidatët e mundshëm të VMRO-së për president shteti

VMRO-DPMNE do të nxjerrë konkurs për kandidatët për president për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual Gjorgje Ivanov.

Në media po qarkullojnë disa emra të kandidatëve që shihen si favorit për president. Mes tyre janë ish-anëtarë të partisë por nuk mungojnë as emrat e disa profesorëve të njohur maqedonas.

Kandidatët më të preferuar të VMRO-së shihen profesorët Savo Klimovski, Gordana Siljanovska, Tanja Karakamisheva dhe Trajko Sllavevski. Në garë është edhe ish-ministri i financave, Zoran Stavrevski. Për këto emra, VMRO-DPMNE ka nxjerrë një anketë të brendshme për të matur rejtingun e tyre.

Partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar se deri më 11 janar do të nxjerrë konkursin për paraqitjen e kandidatëve për president. Kandidati për president do të publikohet në konventën e kësaj partie të caktuar më 16 shkurt 2019.

Posted on

Serbia kërkon nga Maqedonia tërheqjen e njohjes së Kosovës

Ndonëse po zhvillohet një proces për normalizimin e raporteve, Serbia ka vazhduar të loboj kundër pavarësisë së Kosovës.

Agjencia e lajmeve INA mëson se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic i ka dërguar letra shumicës së Shteteve anëtare të OKB-së për ta tërhequr njohjen e Kosovës.

Një letër e tillë i është dërguar edhe kryeministrave të rajonit, Zoran Zaevit dhe çuditërisht edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sidomos letrën drejtuar Shqipërisë, e ka quajtur të turpshme, për faktin se Kosova dhe Shqipëria i përkasin një kombi dhe një historie të përbashkët.

Por nuk duhet të harrohet edhe faktin se mbi 30 për qind e popullsisë në Maqedoni dhe janë shqiptarë.

Posted on

Aksident në Katllanovë, humb jetën një 72-vjeçar nga Shkupi

Një 72-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në aksidentin rrugor pasi që vetura e tij ka dalë nga rruga kryesore afër fshatit Katllanovë, njoftojnë nga MPB.

“Më 25.12.2018 në orën 17:00 në rrugën lokale fshati Petrovec-Katllanovë, në hyrje të fshatit Katllanovë G.M. (72) nga Shkupi me veturën e tij “Honda” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës kryesore. Nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes G.M. ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë.

Posted on

Zaevi tregon se a do të garojë për president

Kryeministri Zoran Zaev nuk do të kandidohet për president në garën e zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm. Ai në emisionin “Studio e Hapur” në 24Vesti theksoi qartë se nuk do ti hyjë kësaj gare. “Nuk do të kandidohem dhe këtu e mbyll debatin”, ka theksuar Zaev.

Po ashtu sipas informacioneve qeveritare, Zaev përkrah që bashkë me presidencialet të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por sipas tij, për këtë do të vendoset në konsultat me partnerët e koalicionit.

Posted on

Portieri i Vardarit, Filip Gaçevski fyen dhe kërcënon të riun shqiptar (Foto)

Portieri i Vardarit, Filip Gaçevski dhe një i ri shqiptarë janë përfshirë në një përleshje verbale nëpërmes rjetir social facebook. Situata është nxehur në momentin kur i riu shqiptarë ka komentuar në profilin zyrtar të Gaçevskit, për të mbrojtur seleksionuesin e Maqedonisë në futboll Igor Angellovski, të cilin Gaçevski e kishte akuzuar.

Për një moment, Gaçevski është nxehur, dhe të riut shqiptarë i është drejtuar privatisht duke e kërcënuar, dhe duke e ofenduar me fjalët, “Siptar”, “cigan” etj.

Për më tepër ju sjellim fotografitë dhe reagimin e djaloshit shqiptar nga Studeniçani i Shkupit.

Posted on

Dy fëmijët nga Çairi që kanë mësuar gjuhën angleze nga celulari! (VIDEO)

Femijët binjak Kushtrim Veseli si dhe motra e tij Krenare Veseli nga Çairi i Shkupit në moshën 7 vjeçare e flasin gjuhën angleze në formë të shkëlqyer!

Prindërit e fëmijëve thonë se ato nuk kanë qenë në ndonjë kurs për ta mësuar gjuhën angleze por, e kanë mësuar nga celulari.

Për më tepër ndiqni videon:

Posted on

Kryeministri Zaev shkarkon një ministër të kabinetit të tij

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e një ministri të kabinetit të tij, shkruan Fakte. Bëhet fjalë për ministrin Aksel Ahmetovski, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për romët në Maqedoni.

Në arsyetimin e kërkesës për shkrkim nuk shkruan pse Kryeministri kërkon “kokën” e tij. Opinioni i gjërë pothuajse asnjëherë nuk kishte dëgjuar emrin e këtij ministri në dy vitet e kaluara që kur ai ka hyrë në kabinetin qeveritar.

Ndryshe, rikonstruim më të madh të qeverisë, madje edhe me këmbim të dikastereve mes partnerëve, është paralajmëruar për pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, që është paraparë të ndodhë më 15 janar.

Posted on

Gruevski në azil. Kush është personi i dytë i Doganës që e vizitoi në Budapest?

Përveç Aleksandar Trajkovski, edhe një tjetër i punësuar në Doganë ka vizituar azilantin Nikolla Gruevskin në Budapest. Një gjë të tillë e konfirmoi drejtori i Doganës Gjoko Tanasoski, i cili tha se procedurat për hetimin e rasteve po vazhdojnë.

Personi i cili është parë duke drekuar në një restorant në Budapest me Gruevskin nga pamjet e portalit hungarez “24”, është i punësuar në Sektorin për Kontrolle dhe Hetime në doganë.

Ai ka shfrytëzuar pushimin vjetor për të shkuar në Hungari. Drejtori i Doganës Tanasoski thotë që nuk mund të pengojmë të punësuarit dhe se ata mund të shkojnë ku të duan në jetën e tyre private.

“Personi i dytë që shihej në pamje ka marrë dy ditë nga pushimi vjetor dhe ka shfrytëzuar një ditë të lirë që e kishte në dispozicion. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje sepse përveç arratisjes së Gruevskit, Prokuroria e krimit të organizuar zhvillon edhe procedurë tjetër dhe së shpejti do të njoftohet publiku. Ne si Doganë nuk mundemi t’ua ndalojmë apo t’u përzihemi të punësuarve tanë se ku do të shkojnë në jetën e tyre private. Mundemi vetëm ta kërkojmë nga institucionet e tjera të cilat i inspektojnë kushtet që të japin përgjigje, ashtu siç edhe bëmë. Kur do të kemi informacione do t’i publikojmë në opinion”, tha Tanasoski në takimin e sotëm me gazetarët.

Të dy të punësuarit e Doganës që kanë qenë në vizitë tek Gruevski, vazhdojnë punën rregullisht.

Posted on

Mosmarrëveshje mes Ademit dhe Taravarit për shkollat

I pari i Gostivarit, Arben Taravari dhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi akoma nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në fushën e arsimit. Taravari dhe Ademi ndonëse shprehen të vetëdijshëm se zgjidhja qëndron tek depolitizimi i arsimit, një gjë e tillë rezulton e parealizueshme në praktikë. Në këtë drejtim u anulua edhe konkursi i fundit për drejtor në shkollën e Çegranit.

Posted on

E çuditshme: 13 vjeçarja bëhet nënë

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e hënë.

Ajo e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femër në javën e 33 të shtatzënisë, raporton Koha Ditore.

Në QKUK kanë thënë se ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, edhe fëmija e edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13 vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale.

Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.

“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005”, ka thënë ai.

Posted on