Mbaron afati për amnisti, Ivanov fal 16 persona (DOKUMENT)

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ka vendosur që të falë 16 persona me rastin e Vitit të Ri. Në vendimin e marrë nga presidenti shkruan se 16 personat do të lirohen pjesërisht nga faji, në kohëzgjatje prej 2 deri 6 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dënuarit të cilët do të falen pjesërisht nga presidenti Ivanov janë nga Manastiri, Shkupi, Gostivari, Vallandova, Resnja, Negotina, Strumica e vende tjera.

Në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, Ivanov nuk ka liruar tërësisht nga dënimi asnjë të dënuar.

Ndryshe, vendimet e Ivanovit për të liruar nga faji të dënuarit kanë nxitur reagime të shumta në opinion, ndërsa vendimet e tij janë vlerësuar si të padrejta dhe të ndikuara nga partitë.

Posted on

Talat Xhaferi: Zgjedhjet presidenciale shpallen më 2 ose 3 shkurt

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka bërë të ditur se zgjedhjet presidenciale Kuvendi do t’i shpall 90 para se t’i skadoje afati presidentit aktual, që sipas tij zgjedhjet i bie të shpallen më 2 ose 3 shkurt, shkruan Gazeta Lajm.

Gjate takimit te fundvitit me gazetare, Xhaferi edhe një herë përjashtoi mundësinë qe ai të kandidohet për President të Maqedonisë. I pari i Kuvendit pret që ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit të përmbyllet deri më 15 janar.

Pas përmbylljes se këtij procesi, Xhaferi paralajmëroi se Ligji për gjuhe shqipe do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe se për një gjë të tille nuk do të pritet nënshkrimi i Ivanovit.

Në fund ai ka uruar që në vitin 2019 qytetarëve dhe politikanëve t’u realizohet te gjitha pritshmërite në të gjitha aspektet.

Posted on

LSDM: Për 11 vite OBRM-PDUKM e injoronte problemin e ajrit të ndotur

Nëpërmjet në kumtese reagojnë nga partia maqedonase në pushtet LSDM ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me ajrin e ndotur duke thënë se “për 11 vite OBRM-PDUKM e injoronte problemin e ajrit të ndotur dhe në mënyrë të ndërgjegjshme e shkatërronte gjelbërimin dhe mjedisin jetësor”.

Sipas LSDM-së, për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së u rrit varfëria duke shkaktuar katastrofë në energjetikë, për shkak të pasurimit personal të individëve të caktuar, u hoq tarifa e lirë e rrymës ndërsa çmimi i energjisë elektrike u shtrenjta për 100%.

“Qindra mijëra familja ishin të detyruar të kalojnë në nxehje jo-ekologjike, që bëri që ajri i ndotur të rritet”, thonë nga LSDM duke shtuar se OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski si njeriu u parë i ELEM-it në mënyrë të drejtpërdrejt kontribuuan në rritjen e ajrit të ndotur.

Ata thonë se për dallim nga politikat e OBRM-PDUKM-së që ndikuan në rritjen e ajrit të ndotur, Qeveria e udhëhequr e LSDM-së dhe institucionet kompetente mbesin të përkushtuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Posted on

Pastrohet Shkupi, largohet mjegulla

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell, por i ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin nën zero, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë rritje.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut dhe borës.

Posted on

Hapet panairi i librit në Tetovë

Autorë të shumtë të shqiptar dhe botëror, vepra të fushave dhe zhanreve të ndryshme, duke filluar nga libra për fëmijë, letërsi, psikologji dhe filozi, janë një pjesë e librave që lexuesit mund t’i gjejnë gjatë kësaj jave në Panairin e 18-të të librit në Tetovë, i cili u hap sot për vizitorët. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Abdylmexhit Saliu, tha në hapjen e këtij panairi se vazhdimisht përpiqen që të japin kontribut në zhvillim të kulturës dhe ngritjes intelektuale të mbarë shoqërisë ndërmjet përcjelljes së diturisë dhe dijes.

Abdylmexhid Saliu, Kryetar i ShBSH-së: Libri shqip në Maqedoni meriton një kujdes dhe mbështetje edhe më të madhe që të hapërojmë drejt përparimit dhe të jemi bashkëudhëtarë me popujt tjerë, të lëmë gjurmë në ndërtimin e civilizimit mbarë njerëzor. Mbetemi me shpresë që ky panair të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, drejtori i Pallatit të Kulturës, Artan Arsllani, u ka bërë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të vizitojnë këtë panair.

Artan Arsllani, Drejtor i Pallatit të Kulturës: Ne me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë kemi një bashkëpunim pothuajse dydekadësh. Uroj që të ketë ketë sukses dhe të jetë i vizituar sa më shumë nga qytetarët e Tetovës. Njëkohësisht, bëj apel që të ndiqet ky panair. Dhe mund ta përfundoj me një fjalë të Ciceronit i cili thotë: “Ai që ka një kopsht dhe një bibliotekë i ka të gjitha.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memedi kryetar tha se kjo komunë vazhdimisht ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë aktivitetet e këtilla kulturore.

Panairi i librit në Tetovë tani më është aktivitet kulturor tradicional, i cili organizohet që nga viti 2000.

/SHENJA/

Posted on

GRUBI: Ali Ahmeti nuk njeh humbje, do drejtojë BDI-në edhe në të ardhmen (VIDEO)

Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së, ka thënë se kryetari i partisë Ali Ahmeti nuk njeh humbja që nga dalja në skenën politike, transmeton MEDIAL.

“Në 13 cikle zgjedhore, Ali Ahmeti ka dalë fitimtarë, ai është selektori më i suksesshëm në historinë e zgjedhjeve politike në Evropën Juglindore. Nuk njeh për humbje në asnjë proces zgjedhor”, ka thënë deputeti Grubi, duke shtuar se Ahmeti do të drejtojë BDI-në edhe në të ardhmen.

Posted on

Ish “naçallniku” policor pastron qelinë për personat që i kishte burgosur (VIDEO)

Në rrjetet sociale janë paraqitur dy video incizime nga një ish zyrtar i lartë policie në stacionin policur në Koçanë i cili tashmë është i gjykuar dhe ndodhet në burgun e Strumicës.

Më mesazhin e publikuar në Facebook thuhet se ky zyrtar policie është përgjegjës për burgosjen dhe vënien në kurth të personave në rastin gjyqësor Detonator i cili dërgoi në burg mbi 20 persona të gjykuar për fajde, reketim, shantazh të cilët gjatë procesit gjyqësor pohonin se ishin të vënë në kurth nga pushteti i atëhershëm, shkruan Dosie.mk

Posted on

Milikije Halimi flet për deklaratën e dorëheqjes nga posti i kryetares së komunës!

Para pak çastesh kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi ka shkruar në facebook dorëheqjen e saj nga kreu i kësaj komune. Por, disa çaste më vonë Halimi ka lajmëruar se facebookun e saj dikush e ka keqpërdor.

Halimi shkruan:

“Te nderuar qytetar me kan thyer profilin e Facebookut dhe kan shkruar ne emrin tim, un do te jet kryetare e Komunes se Haraqines deri ne fund te mandatit ju falemnderit”- ka shkruar Halimi

Ky ishte postimi që Halimi thotë se është shkruar nga persona që i kanë keqkpërdorur fb-në!

Posted on

Grubi: Incidenti në Çair nuk ka asnjë lidhje me BDI-në

Sekretari i BDI-së Artan Grubi në emisionin debativ ClickPlus është deklaruar edhe në lidhje me incidentin e armatosur në Çair ku ngeli i plagosur Drejtori i Gjinekologjisë Valon Bela.Ai ka thënë se ky incident nuk ka të bëjë aspak me BDI-në dhe njëherit ka bërë thirrje tek organet e rendit ta zbardhin të njejtin.

”BDI dënon ashpër këtë incident dhe ftojmë organet e rendit ta zbardhin të njejtin sa më shpejtë”- ka deklaruar Grubi.

Posted on

Përçarje të thella në BDI: Pritet kalimi i Hazbi Likës te Aleanca për Shqiptarët?!

Vetëm kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe ish deputeti dhe nënkryetari i partisë, Rafiz Haliti kanë reaguar ndaj ndërrimit të Hazbi Likës nga posti i sekretarit organizativ në BDI.

Zgjedhja e Atilla Rexhepit për sekretar të përgjithshëm dhe të Artan Grubit për sekretar organizativ në BDI ka shkaktuar turbulenca te bashkëpartiakët. Rexhepi vjen në vend të Abdilaqim Ademit tashmë të ndjerë, kurse Grubi në pozicionin e Likës.

Almakos nga burime të sigurta brenda BDI-së ka mësuar që edhe pse në opinion u shpërfaq gjoja se këto ndryshime kanë kaluar pa probleme, në mbledhjen e kryesisë ka patur tensione të mëdha në diskutimet e kësaj partie për hapërimet e mëtejme të saj, sidomos pas këtyre rokadave brenda partiake.

Megjithëkëtë duket se Lika nuk po rrin duarkryq. Informatat e Almakos flasin se Aleanca për Shqiptarët tashmë ka rënë në kontakt me Likën dhe se bisedimet deri më tani kanë shkuar shumë mirë për një bashkëpunim të mundshëm eventual, madje disa burime në BDI shtojnë se Hazbi Lika është shumë pranë kalimit të tij në partinë e Ziadin Selës.

Nuk dihet se sa persona të tjerë mund të tërheq nga BDI-ja me vete Lika, por një gjë është e sigurtë: Ali Ahmetit po i dalin punët nga kontrolli.

Ndryshe, Lika pas largimit nga posti i sekretarit organizativ është çështje kohe kur ai do të largohet edhe nga posti i zëvendës kryeministrit./Almakos

Posted on