Serbia ofron armatim falas për vendet që tërheqin njohjen e Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia sivjet ka eksportuar armatim me vlerë mbi 600 milionë dollarë.
Kjo shumë, siç përcjell “Blic” i Beogradit, është 10 për qind më shumë se sa një vit më parë.

Serbia armët i shet kryesisht në vendet e Afrikës, por edhe në vendet arabe si dhe në ato të Amerikës Latine, percjell Fakte.

Ajo, madje, disa vendeve u ka ofruar armatim falas që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Posted on

Kryetari i ri i Dibrës gjen kabinetin e kryetarit zbrazur: “E zbrazën njerëzit e BDI-së”

Burime të afërta me kryetarin e përkohshëm të komunës Dibër, Eugjen Cami i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ankohen se kabineti i tij është zbrazur nga njerëzit e paraardhesit të tij të ndjerë, Ruzhdi Lata.

“Që marrëzitë e BDI së në Dibër nuk kanë fund këtë e dëshmojnë edhe ndodhitë e fundit. Së pari plasën grushtat se kush do ta fitojë garën për kryetar dege, ndërsa zjarrit i fryu zgjedhja e Eugjen Camit si Kryetar i përkohshëm i Komunës Dibër. Persona të afërm të ish Kryetarit të ndjerë të Dibrës zbrazën zyrën e Kryetarit nga i tërë inventari nën pretekstin se ata janë gjëra personale të të ndjerit Ruzhdi Lata, inventar ky i blerë nga buxheti i Komunës”, kanë deklaruar ata për disa portale lokale.

Këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht./Lajmpress

Posted on