Monitor.mk

Emine Erdoğan solli shpresë për Arakanin

Emine Erdoğan solli shpresë për Arakanin
October 18
11:45 2017

Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror për Ushqim (WFP) i Kombeve të Bashkuara (OKB), David Beasley, tha se bashkëshortja e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, në vizitën e saj në Bangladesh në fillim të muajit shtator, përveç ndihmave ka sjellë edhe shpresa për muslimanët e Arakanit.

David Beasley, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), foli për vizitën e tij në Bangladesh për të vëzhguar gjendjen e muslimanëve të Arakanit.

Beasley, i cili drejton WFP-në, që luan rol të rëndësishëm në dorëzimin e ushqimeve dhe ndihmave humanitare në gjithë botën në emër të OKB-së, lidhur me gjendjen e muslimanëve të Arakanit thotë se “Në rajon po ndodh kriza më e keqe në botë për shkak të refugjatëve të cilët kalojnë nga Mianmari për në Cox Bazaar të Bangladeshit”.

Beasley fjalë miradijeje për ndihmat e Turqisë për muslimanët e Arakanit dhe sirianët

Duke folur për vizitën e tij në Cox Bazaar të Bangladeshit, Beasley tha: “Gjatë kohës kur unë isha atje, Zonja e Parë e Turqisë (Emine Erdoğan) sapo e kishte vizituar rajonin. Zonja e parë u solli atyre ndihma ushqimore dhe mbështetje, por ajo që është më e rëndësishme u solli shpresa. Ne jemi mirënjohës për aktivitetet e Turqisë për këtë çështje. Ne kemi nevojë për kontribute të më shumë shteteve, siç ndodh me rastin e Turqisë”.

Ai tha se vizita në Cox Bazaar e ka prekur atë thellësisht. “Më shumë se gjysmë milion refugjatë aty po përpiqen të mbijetojnë. Ata u përballën me gjënë më të keqe që unë kam parë në jetën time: masakrën e egër. Unë pashë fotografi dhe dëgjova tregime të shumta ku në mënyrë të egër janë vrarë gratë dhe fëmijët e pafajshëm. Dëgjova se ata u vranë nga pas dhe se fshatrat janë evakuuar. Dëgjova se ushtarët kanë shtënë me armë ndaj njerëzve të pafajshëm edhe kur kanë tentuar të iknin përmes lumit për në Bangladesh. Këto u përjetuan”, tha Beasley.

Në vijim ai thotë se po përpiqen të bëjnë gjithçka për ta kthyer jetën e refugjatëve përsëri në gjendje normale. “Për këtë arsye, shtetet si Turqia atje po bëjnë punë që sjellin ndryshimin dhe japin shpresa për fëmijët të cilët ‘kërkojnë shpresë'”, tha Beasley.

“Kemi nevojë për më shumë ndihma”

“Ne kemi thënë se për t’u ofruar ushqim tre të katërtave të rreth një milion refugjatëve nga Mianmari për gjashtë muajt e ardhshëm, kemi nevojë për 75 milionë dollarë. Kjo vlerë për një vit është 150 milionë dollarë dhe dua të them se kjo është vlerë e cila ëshë e nevojshme vetëm për ushqim. Për momentin, këtë po e përmbushin në standardet minimale por atje kemi nevojë për ushqime me vlera më të larta ushqyese. Për shembull, gjatë kësaj kohe japim oriz, por ne duhet të ofrojmë edhe ushqime të tjera mbështetëse, si fasulja, sidomos për fëmijët. Ne kemi nevojë për më shumë para, ushqim dhe, ajo që është më kryesorja, përfundim të përleshjeve”, thotë Beasley.

“Po të kishim mundësi, do ta realizonim menjëherë kthimin e personave që kanë ikur nga Arakani”

Lidhur me pyetjen se “A keni ndonjë projekt për kthimin në shtëpitë e tyre të atyre të cilët migruan nga Arakani”, Beasley tha:

“Shpresoj që çdokush që ka ardhur nga Arakani të kthehet në shtëpinë e vet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për kthimin e tyre në shtëpi. Ne po punojmë edhe me qeverinë e Bangladeshit dhe atë të Mianmarit për kthimin e njerëzve. Kjo deri në një pikë është përtej mundësive tona. Po të ishte në dorën tonë, ne do ta realizonim menjëherë”.

Kriza e Sirisë

Beasley vuri në dukje se kriza e Sirisë ka sjellë tragjedi në rajon. Ai thotë se 11 milionë persona në Siri janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. “Gjashtë milionë prej tyre dolën jashtë Sirisë, ndërsa tre milionë tani ndodhen në Turqi”, tha ai.

Beasley po ashtu foli për partneritetin e Programit Botëror për Ushqim me Turqinë, ku tha: “Ne si program Botëror për Ushqim ofrojmë ndihma ushqimore për më shumë se një milion refugjatë duke bashkëpunuar me qeverinë turke. WFP ka zhvilluar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Turqinë. Turqia ka bërë punë të mrekullueshme edhe në ndihmën për sirianët”.

Duke vënë në dukje se Turqia nuk është e detyrueshme ta bëjë këtë ndihmë, pa ndihmën e askujt tjetër, Beasley u shpreh: “Edhe BE-ja dhe Gjermania filluan të ndihmojnë. Ne u bëmë thirrje për ndihmë sidomos shteteve perëndimore. Por, kjo nuk është vetëm çështje e shteteve perëndimore. Ne u bëjmë thirrje edhe shteteve tjera të Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite dhe shteteve të Gjirit. Turqia ka bërë një punë të madhe në këtë aspekt dhe ne i jemi mirënjohës për këtë”.

Related Articles