Monitor.mk

Mësohen kandidatët e Lëvizjes BESA në disa komuna

Mësohen kandidatët e Lëvizjes BESA në disa komuna
July 17
12:46 2017

Lëvizja BESA tanimë ka gati kandidaturat për zgjedhjet lokale në komunat Çair dhe Likovë.

Siç mësohet nga INA, në garën për Çairin janë disa kandidatura që gëzojnë përkrahje nga strukturat partiake, por më të theksuar janë emrat e Skender Rexhepi – Zejd dhe Bekim Sali.

Ndërkohë, edhe në Likovë janë dy emra që mund të dalin në garë për zgjedhjet lokale të tetorit. Bëhet fjalë për Shaban Zendeli dhe Murtezan Idrizi. Dy kandidaturat gëzojnë autoritet në këtë komunë.

Related Articles