Monitor.mk

Komandant Baruti revoltohë ndaj Selën: “Ç’farë rrace je ti?” (Foto)

Komandant Baruti revoltohë ndaj Selën: “Ç’farë rrace je ti?” (Foto)
July 16
10:20 2017

Një ndër luftëtarët e shquar të UÇK-së, Xhem Llamallari – Baruti ka thumbuar kreun e LR-PDSH-së Ziadin Sela në lidhje me qendrimin e këtij të fundit se aksioni i policisë maqedonase në Brodec ka qenë në drejtim të luftës kundër ekstremizmit islamnik. Ja çka ka shkruar Baruti në profilin e tij:

“-Z.Sela, pasi ske informata të mjaftueshme, ja një info nga unë.

-Në Brodec, nuk kan luftu ekstremizmi fetarë, por ka luftu ky Shqiptar bir Shqiptari me shokë, Dëshmori Kombit Ramadan Shiti, i cili qysh në moshën 16 vjeqare rroki armën n’dorë, për ta luftuar okupatorin Sërbo-Çetnik nga trojet Arbërore.

-Nëse një luftëtar i lirisë, për ty është ekstremistë islam, vetëm e vetëm pse kishte dëshirë të fliste ashtu ai gazetari i degjeneruar afër teje, atëhere ne do të parashtrojmë pyetjen se çfar rrace je ty?

-Distancohu ore hejjj, mos të të dënoje gjaku i trimave të lirisë!!”- ka shkruajtur Xhem Llamallari -Baruti.

Related Articles