Burri mundohet të bëjë selfie me ariun, por e paguan me jetë

Një burrë është mbytur nga një ari pasi që raportohet se po provonte të bënte një selfie me këtë krijesë, shkruan idependent.co.uk, përcjellë GazetaBlic.

Pasi që ishte ndalur për të shkuar në tualet teksa po ktheheshin rrugës për në shtëpi nga një dasmë, Prabhu Bhatara thuhet se e ka vënë re kafshën e lënduar në Nabarangpur që gjendet në distriktin e Odishas në Indi.

Udhëtarët e tjerë që ishin bashkë me të e këshilluan që të mos bënte përpjekje që të bënte selfie me këtë krijesë, por ai nuk ua ka vënë veshin.

Kujdes pamjet në vijim mund të mos jenë të pëlqyeshme për disa persona!Me të zbritur poshtë, ariu e godet dhe më pas pason përleshja. Një qen mundohet të hy në mes të përleshjes për ta trembur ariun duke e kafshuar por siç shihet ndërhyrja e tij nuk arriti ta pengonte këtë kafshë të madhe, përcjellë GazetaBlic.

Dhanurjaya Mohapatra ka treguar se z. Bhatara “ka humbur jetën në vend”. Ai ka shtuar se “Ariu është duke u trajtuar për lëndimet që ka marrë.”India është vendi me normën më të madhe të vd*kj*ve që janë të lidhura me ‘selfie’ për dy vite, kah mesi i marsit 2014-të dhe shtatori i vitit 2016-të, ku 60 për qind e të gjitha vd*kj*ve bëjnë pjesë në të, thuhet në një studim të bërë vitin që shkoi.Nga 127 vd*kje të raportuara për këtë periudhë, 76 prej tyre kanë ndodhur në Indi – thuhet në studim.