Monitor.mk

Kush ka frikë nga shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevski?

Kush ka frikë nga shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevski?
August 12
21:14 2017

Shkarkimi i kryeprokurorit të Maqedonisë, Marko Zvërlevski nga ana e Parlamentit të Maqedonisë është bërë temë ditë për arsye se si asnjëherë më parë të zgjedhurit e popullit nuk mund ta shkarkojnë një kryeprokuror edhe përskaj tentimeve të shumta, njofton Zhurnal.mk

Por cila është arsyeja, pse po bllokohet shkarkimi i tij? Kush ka frikë nga shkarkimi i Zvërlevskit? Për këtëo pyetje të ngritura profesori universitar i së drejtës penale Bashkim Selmani thotë se është shumë me rëndësi të vlerësohen rrethanat politike.

“Është me rëndësi që të vlerësohen rrethanat politike dhe juridike. Vetë iniciativa e shkarkimit te Zvërlevskit nuk është analizuar mirë paraprakisht arsyet e shkarkimit të tij, nëse ka pasur dyshime për keqpërdorime atëherë është dashur që të ngrihet akt-padi për të. Nëse motivet janë politike duheshte të shkohet me procedur të mundësive me procedur të përshpejtuar dhe mirë të argumentuar. Por kjo nuk ndodhi për arsye se pas Zvërlevskit qëndron një varg të dyshuarish që të njëjtin e mbrojnë dhe keqpërdorin zbrastirat juridiko-procedurale, gjë që bën për qytetarët të humbin shpresat për vënien në funksion të shtetit dhe së drejtës”, thotë profesor Selmani për Zhurnal.mk