Monitor.mk

Lajm i Fundit/ Aksident i rëndë afër Haraçinës (Foto)

Lajm i Fundit/ Aksident i rëndë afër Haraçinës (Foto)
July 13
19:45 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa çasteve në afërsi të fshatit Haraçinë, raporton Gazeta Lajm. Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përplasur një veturë xhip-Mercedes me targa të Tetovës dhe një veturë BMW kabriloet me targa të Shkupit. Në aksident si duket ka të lënduar, sepse në afërsi vërehen gjurmë të gjakut.

Tani për tani nuk dihet identiteti i pjesëmarrësve në aksident, e as gjendja e tyre shëndetësore, por nga fotografia duket se më tepër ka pësuar vetura BMW. Aksidenti ka ndodhur në vendin ku dilet nga autostrada dhe merret rruga për në Haraçinë, vend ku edhe më herët kanë ndodhur shumë aksidente për shkak se kthesa nuk është bërë sipas standardeve të nevojshme.

Related Articles