Оhër, cikloni Aleksej pushton rrugët dhe trotuaret e qytetit

Ciklon Aleksej në orët e mbrëmjes është bërë edhe më kërcënues për qytetin e Ohrit. Rrugët dhe trotuaret e qytetit janë plotësisht nën ujë nga dallgët e mëdhaja që vijnë nga liqeni. Qyteti i Ohrit sonte i ngjan Venecias dhe kjo është regjistruar edhe nga kamerat e televizionit Alsat M. Lëvizja në një nga rrugët në qendër të qytetit është e pamundur. Banorët ankohen se situata po bëhet edhe më kritike. Ata nuk e dinë se si do ta kalojnë natën nëse stuhia vazhdon me këtë intensitet.