2 VJET BURG PËR NIKOLLA GRUEVSKIN

Para pak çastesh gjykata e Shkupit e shpalli fajtor ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, për rastin Tanku, shkruan Fakte. Gjykata Gruevskit i shqiptoi dy vjet burg.

Vendimi bëhet i plotëfuqishëm pas verifikimit të apelit, ndërsa akoma nuk bëhet e ditur nëse ndërkohë do të kërkohet paraburgim apo do të lihet i lirë.