Ali Ahmeti nuk i lë të “qetë” ministrat dhe funksionarët e BDI-së, përsëri u kërkon raport për punën e tyre

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vazhdojë edhe mëtej të “marrë në pyetje” të gjithë funksionarët e partisë së tij për arritjet e deritanishme të tyre si dhe për realizimin e programës elektorale të BDI-së, shkruan Zhurnal.

Sot në selin partiake në Tetovë do të vazhdojë pjesa e tretë e dy mbledhjeve parprake të kryesisë së BDI-së ku në rend dite ishte raporti i ministrave dhe të gjithë funksionarëve të BDI-së para organeve drejtuese të partisë dhe kryetarit Ali Ahmeti.

Siç mëson Zhurnal nga burime partiake krahës raportit për punën e deritanishme të ministrave dhe të gjithë funksionarëve të zgjedhur të BDI-së, do të diskutohet edhe për rekustrimin e mundëshëm dhe të paralajmruar të Qeverisë. Bëhet e ditur se do të diskutohet për postin e ministrit të drejtëisë, i cili ka mbetur pa ministër e që është një digaster që i takon BDI-së si dhe do të kërkohet përgjegjësi nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për ndodhit e fundit në këtë ministri.

Zhurnal ekskluzivisht mëson se Ali Ahmeti do tua bëj me dije të gjithë bashkëpartiakëve të tij se zgjerimi i mundëshëm i koalicionit Qeveritar nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë në dëm të BDI-së.