Apeli e kthen në shkallë të parë Lëvizjen BESA

Gjykata e Apelit ka vendosur ta rikthej në shkallën e parë lëndën për pronësinë juridike të Lëvizjes Besa. Këtë vendim Apeli e arsyetojë me mungesë faktesh dhe perceptime të gabueshme të Gjykatës Themelore Shkupi 2, me çka kjo e fundit do duhet edhe njëherë të vendos se cilit krah do i takoj Lëvizja Besa. Nënkryetari i Besës së Gashit, Skender Rexhepi vendimin Apelit e quajti fitore dhe ngadhënjim të drejtësisë, duke asocuar bindshëm në pronësinë juridike të Besës. Ai madje i quajti “Falsifikatorë” dhe “Vandal” palën e kundërt duke mohuar zërat se pushteti ka gisht në vendimet gjyqësore.

Nga sot, falsifikatorët përçarësit dhe vandalët e zyrave mund të shkojnë kah të duan, sepse Lëvizja Besa u takon besatarëve. Ne do të vazhdojmë që ta mbrojmë dhe ta artikulojmë dhe ta avancojmë misionin të cilin e kemi marrë mbi supet tona, gjithnjë duke besuar se jemi në rrugë të mbarë. Urime dhe na priftë e mbara – tha Skender Rexhepi, Nënkryetar i Besës së Gashit.

Nga krahu i Kasamit vendimin e quajnë skandaloz ndërsa akuzojnë se Gjykata po ndikohet nga politika. Pretendojnë se Kasami mbetet kryetar i Besës pasi siç thonë ai ka mbështetjen e shumicës së anëtarëve . Nënkryetari i Besës së Kasamit, Abdush Demiri në kritikat e tij, nuk e kurseu as kryeministrin Zaev dhe partinë e tij, për të cilën pretendojnë se ka ndikuar në procesin gjyqësorë.

Rikujtojmë pushtetin se nëse ndodh precedent që Gjykata të fshije një kryetar partie vetëm se një person i pa autorizuar ka bërë një kërkesë të tillë atëherë do inkurajojmë të gjithë të shkojnë në gjykata dhe të kërkojnë të shkruhen si kryetar të LSDM-së pasi që një praktikë e tillë po vendoset nga pushteti që udhëheq LSDM-ja – u shpreh Abdush Demiri, Nënkryetar i Lëvizjes Besa – Krahu i Kasamit.

Megjithatë, çështja se kujt do i takoj Lëvizja Besa mbetet pezull deri në vendimin e dytë të Gjykatës Themelore Shkupi 2. Partia me dy kryetarë, me një emër dhe simbole të njëjta vepron e ndarë, njëri krah është në qeveri e tjetri në opozitë. 5 deputetët e saj që përbënin grup parlamentar po ashtu janë të ndarë, 3 me Afrim Gashin dhe 2 të tjerët me Bilall Kasamit.