Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Greqi për transferim ilegal të emigrantëve

Të fshehur në rimorkion e kamionit që e ka drejtuar, 34-vjeçari shtetas i Maqedonisë është munduar ilegalisht nga Turqia në Greqi të nxjerrë katër emigrantë nga Bangladeshi, por gjatë kontrollit të vendkalimit kufitar, policia greke i ka zbuluar emigrantët.

Siç njoftoi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, incidenti ka ndodhur në vendkalimin kufitar Kipa në Greqinë Verilindore, në orët e hershme të martën, ndërsa shtetasi i Maqedonisë është arrestuar.

Më konkretisht autori i cili e ka drejtuar kamionin me rimorkio ka arritur në vendkalimin kufitar Kipi që të hyjë në vend. Atje, gjatë kontrollit të kryer nga ana e policisë me ndihmën e nëpunësve doganor, u tregua se 34-vjeçari ilegalisht në brendësinë e vendit ka transferuar katër emigrantë ilegalë, të cilët i ka fshehur në rimorkio”, kumtojnë nga policia greke.

Kamioni është sekuestruar, ndërsa i arrestuari do të nxirret para prokurorit publik në qytetin grek Aleksandropoli.