Bamirësi Bakiu përpos mirënjohjes që mori nga banorët, nuk e pranon reagimin e militantëve partiak

Biznesmeni Zulfi Bakiu i cili para 2 ditëve me vetëiniciativë shtroi 4 km rrugë në fshatin Rashçe u plasua në opinion si një veprim human, pasi ka zgjidhur problemin e të gjithë qytetarëve të fshatit, të cilëve vite me rradhë u premtohej se do të shtrohet kjo rrugë!

Bamirësi Bakiu përpos mirënjohjes që mori nga banorët, nuk e pranon reagimin e militantëve partiak të cilët shfrytëzojnë këtë veprim për të sulmuar njëra tjetrën. Ai ndjehet i zhgënyer nga reagimi i tyre, pasi thotë se rrugën e ka asfaltuar për hirë të bamirësisë dhe nuk dëshiron që e njejta të politizohet!