BDI e emëron zëvendës drejtorin e ri të doganave, ja emri i tij (Foto)

Posti i numrit dy në Doganë do t’i takojë degës së BDI-së së Shkupit dhe ky vendim ka marrë veçmë dritën e gjelbër.

Kështu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kaluar vendimi që Irfan Buçi të emërohet zv/ drejtor i Doganave, njofton ekskluzivisht Medial.mk. Buçi vjen në vend të zv/drejtorit të deritanishëm Lavdrim Veliu.

Buçi me profesion është jurist i diplomuar, ndërsa punët e doganës i njeh mirë, pasi aty është që prej moshës 18 vjeçare./medial.mk