BESA e Gashit ngeli pa asnjë zëvendës-ministër

Edhe pse dukej se gjithçka ka përfunduar në maratonën e pazareve mes kryeministrit Zoran Zaev dhe disa partive që pritet të kyçen në Qeveri, ndryshime dhe ‘ulje pazari’ kanë ndodhur në momentet e fundit, shkruan Fakte. BESA e Afrim Gashit përfundimisht kishte marrë postin e minitrit të kulturës, zv.ministrin në ministrinë për punë dhe politikë sociale, sekretarin shtetëror në drejtësi, si dhe po negociohej vendi i dytë në MPJ-në e Maqedonisë.

Mirëpo, taktika e nagociimit e Zaevit, dukshëm ka ulur pazaret me palët e interesuara për kyçje në Qeveri, duke mundësuar kështu shtrirjen e përkrahjes në më shumë subjekte e grupacione, siç është partia e Amdi Bajramit, grupi rreth Andrej Zhernovskit (që paraprakisht kaloi nga PLD tek LSDM), i cili pritet të jetë zv.ministri i ri për punë të jashtme.

Kështu, grupi i Gashit ka ngelur pa asnjë zv.ministër, ndërkohë që të sigurta i ka ulësen e ministrit të kulturës ku pritet të ulet Asaf Ademi nga Gostivari dhe sekretari shtetëror në drejtësi ku do të emërohet Faton Selami nga Tetova./FAKTE.Net