Bit Pazar: Dy lopata asfalt në “xhungllën” e Shkupit (foto)

Në mes të katrahurës, të kaosit të vërtetë, apo të xhungllës së qytetit, në Bit Pazarin e Shkupit, qyteti ka hudhur ” dy lopata” me asfalt, duke shtruar një korsi për taksitë, shkruan Fakte. Mu aty ku nuk ka vend as të parkosh, as të kalosh, aty ku aksidentet, përleshjet verbalë për arsye trafiku janë gjëja më e zakonshme. Aty ku shitësit ambulantë, qoftë të luleve apo të gjërave të tjera, bllokojnë me javë rrugët për arsye banale, duke paralizuar pjesën shqiptare të qytetit.

Një korsi për taksitë, qëftë me ose pa leje për punë, nuk do të ndryshojë aspak fotografinë e “Kandaharit” të Bit Pazarit!

Ky treg-kancer i shoqërisë ka dy opsione: Të shndërrohet në treg modern me parkingje nën tokë, ose të hiqet komplet nga aty! Variant të tretë nuk ka. Nëse Visar Ganiu dhe Petre Shilegov menduan se me këtë korsi i realizuan premtimet ndaj qytetarëve, le të vazhdojnë të flenë, më mirë.