Biznesmeni nga Maqedonia ka humbur jetën në aksident rrugor në Kroaci

Një sipërmarrës nga Maqedonia dhe miku i tij nga Zagrebi, kanë humbur jetën pas një aksidentit të rëndë rrugor, që ka ndodhur gjatë fundjavës në qendrën turistike më të njohur kroate, Medulin, njofton Portalb.mk.

Siç njofton media kroate “24sahat.hr”, sipërmarrësi nga Maqedonia ka qenë i moshës 43 vjeçare, e kurse shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën kanë qenë duke vozitur. Në atë shpejti të madhe, ato kanë goditur një shtyllë elektrike.

Megjithatë, mbeten të paqarta inicialet e viktimave.

“Nuk e di se kush janë viktimat, e di se nuk janë nga Medulini. Supozoj se janë vizitorë”, ka thënë një shërbyes i një lokali që gjendet në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti.