Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 2”, në të cilën akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Bashkëbiseduesi kryesor në përgjimet e Dragan Pavlloviç – Latas, me bashkëbiseduesit e tjerë të tij Nikolla Gruevski, Nikolla Todorov dhe Jovançe Angellovski, ku temë bisedimi ka qenë votimi në KSHZ, pas ankesave të dërguara për votimet në Strumicë pas zgjedhjeve lokale të 2013-ës.

Përgjimi i parë është ndërmjet Latasit dhe Gruevskit, më 28 mars 2013, në ora 23.56. Të cilët bisedojnë për ankimimet e dorëzuara për Kërçovë dhe Strumicë, derisa Gruevski e njofton Latasin se Branko Crvenkovski ka qenë në koncert të Xhastin Biberit në Vjenë, ku edhe e përqeshin.

Gruevski e informon Latasin se LSDM ka lëshuar ankimin për Kërçovë, ku pas asaj Latas thotë: Jemi marrë vesh t’ia fusim Zaevit.

Latasi sërish përgjigjet se marrëveshja me PDSH-në mundet të ju kushtojë shtrenjtë, më mirë është të jemi në situatë ku mund të themi se nuk kemi bërë pazare dhe do të jemi faqebardhë.

Bisedat e ardhshme të regjistruara janë midis Latasit dhe Todorovit. Ku temë bashkëbisedimi ka qenë përsëri votimi në KSHZ, mirëpo edhe këta të dy e përmendin Crvenkovskin i cili gjoja se ka marrë pjesë në një koncert të Xhastin Biberit në Vjenë.

Bisedat e tjera në mes Latasit dhe Todorovit janë vendimtare, sepse bisedojnë për atë se si Zaevi e ka humbur Strumicën sepse PDSH është marrë vesh me VMRO-DPMNE dhe kanë votuar për ta.

E humbën Strumicën, ua futëm në minutën e fundit. PDSH ka votuar për ne, Zaevi po rrënohet, i entuziazmuar i thotë Todorovi Latasit, i cili po ashtu i gëzohet humbjes së Zaevit.

Shoku Llaki, e pësoi Strumica! Ky është një dush i ftohtë, ne votuam për neve por edhe PDSH na mbështeti, 4:3. Heshtje totale u krijua, kur kuptuan se çfarë po ndodhë. E kishin të qartë se jemi marrë vesh me PDSH-në, thotë Todorov.

Pastaj sërish e përqeshin Crvenkovskin, duke u tallur se vetëm adoleshentë shkojnë në koncert të Xhastin Biberit të cilët nuk kanë letërnjoftim.

Ai do të vendos për emri. Ai Kërçovën e shiti, në Vjenë, është. Ti lajmërohemi ha ha, vazhdon biseda mes Todorovit dhe Latasit.