Vetëm kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe ish deputeti dhe nënkryetari i partisë, Rafiz Haliti kanë reaguar ndaj ndërrimit të Hazbi Likës nga posti i sekretarit organizativ në BDI, ka konfirmuar për PlusInfo Dehari.

Zgjedhja e Atilla Rexhepit për sekretar të përgjithshëm dhe të Artan Grubit për sekretar organizativ në BDI ka shkaktuar turbulenca te bashkëpartiakët. Rexhepi vjen në vend të Abdilaqim Ademit tashmë të ndjerë, kurse Grubi në pozicionin e Likës. Në lojë për sekretar të përgjithshëm ka qenë edhe Izet Mexhiti, mirëpo sipas disa bashkëpartiakëve ai ka hequr dorë për shkak të koncentrimit të funksioneve, kurse sipas disa tjerëve Mexhiti e ka dashur këtë post, por kryetari i partisë Ali Ahmeti ëhstë përcaktuar për Atilla Rexhepin.
Posti i sekretarit organizativ qëndroi i zbrazur tre vite sepse Lika vetë ka dhënë dorëheqje. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të kryesisë Dehari dhe Aliti kanë kërkuar t’i jepet edhe një rast, por ky propozim nuk është pranuar.

“Kërkova që gjatë emërimit të sekretarit të ri organizativ të respektohen propozimet e këshilleve të degëve, por kjo nuk kaloi”, ka deklaruar Dehari, transmeton Gazeta Lajm.

Kjo, nga ana tjetër i vërteoton reagimet dhe pakënaqësitë te një pjesë e anëtarëve të Kryesisë qendrore për emërimin e Grubit në atë pozitë.
Pas largimit nga ky post partiak ëhstë çështje kohe kur ai do të largohet edhe nga posti i zëvendës kryeministrit, shkruan PlusInfo.

Mirëpo emërimi i sekretarëve të ri me gjasë nuk do të thotë edhe qetësi në BDI. Burime partiake kanë thënë për PlusInfo se tek tani pritet përplasej mes sekretarit organizativ Grubi dhe nënkryetarit Mexhiti për organizimin dhe veprimin e partisë.

Mexhiti në takim e ka prezantuar planin aksional, të përgatitur në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik. Ky plan parasheh mbajtje të zgjedhjeve në radhët e Forumit rinor dhe forumit të gruas pranë BDI-s, të kompletohet Qendra për komunikime, të mbahen zgjedhje në degët partiake dhe të finalizohen me mbajtjen e Kongresit partiak. Plani aksionar parasheh që këto aktivitete të përfundojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe paralelisht të punohet në programin e ri të partisë.
Përkundër planit të Mexhitit, sipas burimeve partiake, sekretari i ri organizativ Grubi, pas përfundimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese, tek do të përgatisë plan për veprim të partisë.

Është e mundur që Grubi në disa degë që konsiderohen is “problematike” si ajo në Çair, Gostivar, Saraj dhe Dibër fillimisht të emërojë ushtrues detyre kryetarë, e pastaj të shkohet në zgjedhje nëpër degë.
Sipas kësaj, janë evidente turbulenca dhe përplasje të reja te ‘integristët’, nuk është e qartë se koncepti i kujt do të mbizotërojë për veprim.