Edhe Haradinaj reagon ashpër pas arrestimit të gylenistëve, paralajmëron masa

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër për arrestimin dhe depërtimin e 6 shtetasve turq në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se ka disa elemente që e bëjnë të paqartë operacionin e Policisë dhe AKI-së.

Haradinaj ka thënë se do të merr masa në kuadër të përgjegjësive që i ka, dhe e ka quajtur veprim të paqartë.

“Sot, përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit. Si Kryeministër i Kosovës duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, ka thënë Haradinaj në një reagim për media./Lajmi.net/