EKSKLUZIVE/ Besir Deari i BDI-së merr komandën e policisë së shtetit

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, mëson se pas shkarkimit te Llaze Velkovskit me policinë e shtetit do udheheq Besir Deari. Deari do ushtrojë kompetencat e Drejtorit të Byrosë për sigurisë publike deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri, njofton Zhurnal.mk

Besir Deari zv/drejtori aktual i BJB-së është kuadër i BDI -së.

Ndryshe sot Qeveria shkarkoi drejtorin e Byros për Siguri Publike (BSP), Llaze Vellkovski. Drejtori i ri i BSP-së do të emërohet gjat javës që vjen. Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ditë më parë, jozyrtarisht shkroi se gjasat më të mëdha për ta zëvendësuar Vellkovskin ka Sasho Tasevski, që vjen nga drejtoria e 6 e MPB-së.