FILMOHET RASTËSISHT MOMENTI KUR KAMIONI GJIGANT PËRPLASET DHE PËRFUNDON NË UJË (VIDEO)

Shoferi i një kamioni është filmuar rastësisht duke humbur kontrollin në një autostradë në Victoria të Australisë, ku si pasojë përplaset dhe më pas përfundon në ujë.

Shoferi i një veture që po ecte në drejtim të kundërt kishte të instaluar një kamerë e cila filmoi momentin, kur kamioni gjigant me dy rimorkio përplaset keq dhe përfundon në ujë, transmeton Telegrafi. Kamioni po transportonte supa për kompaninë Continental, derisa në një moment duket sikur fluturon kamioni para se të përfundoj në një kanal me ujë.

Sipas dëshmitarëve okularë, shoferi i kamionit besohet se në ato momente ka pësuar sulm në zemër, por edhe pse kamioni përfundoi në ujë ai nuk është lënduar rëndë në këtë aksident.

Related Posts