Gazetarja Liridona Vejseli “përfundon” në burgun e Idrizovës (Foto)

Gazetarja e njohur Liridona Veseli pak kohë pasi bëri bujë me rastin “Alfa” , ka “përfunduar” në burgun e Idrizovës, shkruan Gazeta Lajm. Athua cili është shkaku dhe çfarë “delikti” ka bërë gazetarja Veseli, që përfundoi në burgun e grave në Idrizovë?
Në fakt bëhet fjalë për realizimin e një storje në këtë burg, e jo për vuajtje dënimi. Veseli ka arritur të realizojë një intervistë ekskluzive me të arrestuarën me iniciale Gj.Sh. Me këtë rast Veseli poashtu ka zbuluar se burgu i Idrizovës i ndarë në seksionin e femrave ka afërsisht 70 tituj librash prej të cilëve vetëm 20 prej tyre janë në gjuhën shqipe. Ajo ka zhvilluar bisedë edhe me bibliotekistin e cila tregon mungesën e konsiderueshme të literaturës fetare. “Një ndër kërkesat kryesore të të burgosurve është librat e shenjtë fetarë për tu lexuar si Kurani dhe Bibla, varësisht nga përkatësia fetare, si dhe gjithashtu librat e tjerë me përmbajtje fetare. Si për çudi Bibla (libri i shenjtë katolik) i përkthyer edhe në gjuhën shqipe ndodhet në bibliotekën e burgut të femrave në Idrizovë, ndërsa Kurani (libri i shenjtë mysliman) nuk gjendet aty”, ka shkruar gazetarja Veseli në storjen e saj nga burgu.