Gjenocidi në Ruanda, 800 mijë të vrarë në 100 ditë

Në Ruanda ku ndodhi një nga gjenocidet më të mëdha të kohëve të fundit, në 100 ditë kanë humbur jetën 800 mijë qytetarë të këtij vendi, shumica e të cilëve ishin nga grupi etnik Tutsi, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kur më 6 prill të vitit 1994 filluan incidentet, pjesa e madhe e personelit ushtarak dhe vëzhgues të Kombeve të Bashkuara (OKB) u largua nga vendi.

OKB-ja edhe pas 3 javësh nga fillimi i akteve të gjenocidit, ngjarjet i vlerësoi si masakër të madhe dhe shmangu të përdorë konceptin e gjenocidit.

  • Nga pavarësia në gjenocid
    Në Ruanda, e cila ka qenë koloni e Belgjikës nga viti 1922 deri në vitin 1959, pavarësisht ndikimit në politikën kombëtare Tutsit u detyruan të largohen. Grupi tjetër etnik Hutu, pjesëtarët e të cilit detyruan migrimin e Tutsive në Ruanda e cila fitoi pavarësinë më 1 korrik 1992 me mbështetjen e Belgjikës formuan qeverinë.

Tutsit të cilët u dëbuan nga vendi, në periudhën 1963-1967 u përpoqën të rikthehen në Ruanda por pas dështimit të tyre pësuan një masakër të madhe. Në incidente humbën jetën 20 mijë pjesëtarë të grupit etnik Tutsi ndërsa 300 mijë të tjerë u zhvendosën.

Gregoire Kayibanda në vitin 1961 nën presionin e ushtarëve dhe politikanëve u zgjodh presidenti i parë i Ruandës. Pas zgjedhjes së tij për të fituar mbështetjen e grupit etnik Hutu, nisi një propagandë kundër grupit Tutsi. Kjo shkaktoi një valë të re të dhunës dhe migrimit ndaj grupit Tutsi. Kayibanda pavarësisht atyre që bëri u përmbys me anë të grusht shtetit nga ushtarët Hutu.

Juvenal Habyarimana i cili erdhi në detyrë pas Kayibanda, u përpoq që të vendoste marrëdhënie të mira me perëndimin. Edhe pse nuk kishte ndjekur politika diskriminuese si Kayibanda, vazhdoi kuota prej 10 për qind ndaj Tutsive në shkollat, universitetet dhe vendet e punës.

Fronti Patriotik Ruandez u formua në vitin 1987 ndërsa më 1 nëntor 1990 filloi një sulm ndaj kufirit verior të Ruandës nga Uganda. Dhjetë mijë pjesëtarë Tutsi dhe opozitarë u ndaluan në Kigali nga forcat ushtarake të Ruandës. Ndërsa në këtë periudhë në rajonin Giseyni në kufirin me Republikën Demokratike të Kongos ndodhi një masakër tjetër ndaj Tutsive.

Njësitë e Francës, Belgjikës dhe Zairesë në operacionin Noroit më 4 nëntor 1990, hynë në vend dhe filluan operacionin për të shpëtuar ata që kishin mbetur të bllokuar në rajon. Ndryshe nga Belgjika, Franca nuk u largua nga rajoni pas operacionit të shpëtimit.

Në mars të vitit 1992 u formua Koalicioni i Mbrojtjes së Republikës të përbërë nga milicët nacionalistë ekstremistë Hutu. Pas kësaj milicët e koalicionit kryen një masakër të re ndaj Tutsive në rajonin Bugesera.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Arusha të Tanzanias të nënshkruar mes Hutu, opozitës dhe Frontit Patriotik Ruandez në qershor të vitit 1992, u kryen shumë masakra ndaj Tutsive dhe Hutuve opozitarë nga milicët Interehamwe. Incidentet vazhduan nga gushti e deri në dhjetor.

Në vitin 1993 u nënshkrua edhe një marrëveshje e re për ndarjen e qeverisjes sipas marrëveshjes në Arusha, vendosjen e paqes dhe shpëtimin e vendit nga kriza. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me vendimin 872 dërgoi 2.500 helmeta të kaltra në kuadër të Misionit për Asistencë të Kombeve të Bashkuara për Ruandën (UNAMIR) në rajon për të kryer vëzhgim. Pas dy muajve Franca i tërhoqi ushtarët e saj në kuadër të operacionit Noroit ndërsa rajonin ia la UNAMIR-it.

  • 100 ditët e gjenocidit
    Në sulmin e parë që ndodhi në Kigali kundër Tutsive më 6 prill të vitit 1994 ishin përdorur hanxharë. Brenda disa orëve incidentet u përhapën në të gjithë vendin.
    Fronti Patriotik i Ruandës më 8 prill nga Mulundi filloi një sulm ndaj Kigali-t.
    Perëndimorët të bllokuar në vend më 9 prill u shpëtuan nëpërmjet një operacion të OKB-së.
    OKB-ja më 21 prill uli nga 2.500 në 250 numrin e helmetave të kaltra të cilët ndodheshin në rajon për vëzhgim.
    KS-OKB më 30 prill kërkoi armëpushim nga Fronti Patriotik i Ruandës dhe forcat e armatosura të Ruandës. Por, kjo kërkesë mbeti vetëm në fushën diplomatike dhe humanitare.
    Më 12 maj numri i të vdekurve arriti shifrat në 200 mijë. OKB-ja edhe pse nuk deshi të përdorë fjalën “gjenocid”, në një deklaratë u shpreh “Veprime të cilat shkelin të drejtën ndërkombëtare për shkatërrimin e plotë ose pjesërisht të një grupi etnik”.
    KS-OKB më 17 maj mori vendim për embargo të armëve ndaj Ruandës.
    Sekretari i Përgjithsëm i OKB-së më 31 maj njoftoi se humbjet civile janë mes 250 mijë dhe 500 mijë.
    KS-OKB më 8 qershor dënoi incidentet e gjenocidit dhe zgjati kohën e qëndrimit të vëzhguesve të UNAMIR-it.
    Franca më 23 qershor filloi operacionin Turquoise për të formuar një rajon të sigurtë për refugjatët në pjesën jugperëndimore të vendit.

Ushtria e Ruandës, më 4 korrik mori nën kontroll Kigalin dhe Butaren. Ushtria më 17 korrik 1994 mori nën kontroll gati të gjithë vendin dhe përfunduan veprimet gjenocidale. Në ngjarjet të cilët vazhduan në 3 muaj humbën jetën 800 mijë pjesëtarë të grupit etnik Tutsi dhe opozitarë nga grupi etnik Hutu.