Hoxhallarët në emisionin argëtues, aty edhe Shefqet Krasniqi (Foto)

Emisioni Super Sfida, i cili transmetohet në RTK, në vijim do të ketë një befasi për publikun, pasi musafIrët nuk do të jenë të zakontë.

Ky emision me natyrë argëtuese dhe garuese, kësaj here të ftuar do të ketë gjashtë hoxhallarë, të cilët do të garojnë në dy grupe kundërshtare.

E vecanta tjeter është se hoxhallarët janë 3 nga Kosova dhe 3 nga Maqedonia. Njëri prej tyre është edhe imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi. Se cfarë atmosfere do të bëjnë hoxhallarët e trojeve shqiptare, mbetet të shihet!