A ishte i qëllimshëm dëmtimi i Salah nga Ramos? Flet fizioterapisti i Liverpool-it…

“Salah nuk e fajëson Sergio Ramos-in për dëmtimin e tij”, tha Ruben Pons, fizioterapisti i Liverpool-it, duke u dhënë kështu një goditje zërave predominues të opinionit sportiv mbarëbotëror, se ajo çfarë bëri mbrojtësi madrilen ndaj yllit egjiptin në finale e Champions ishte tërësisht e qëllimshme. Efekti dihet tashmë: Salah doli nga loja dhe ekipi i tij pësoi një goditje.

Por ja që Salah, referuar bluzës së bardhë që po merret me të për ta rehabilituar sa më shpejt, mendon ndryshe
“Unë mendoj se ai nuk është i zemëruar me Ramos-in. Nuk ishte dëmtim i qëllimshëm. Megjithatë ne e dinim se ishte diçka serioze rënia e tij në atë pozicion, edhe pse ai kurrë nuk ankohet. Ne iu frikësuam më të keqes.. Unë u përpoqa për të qetësuar atë moment. I thashë se nuk mund të ndryshojë asgjë tani dhe nuk duhet të shqetësohet. Është koha për të kërkuar zgjidhje”, tha Pons në sqarimet e tij.

Sa i përket pikëpyetjeve mbi pjesëmarrjen e tij në Botëror, doktori nuk dha ndonjë garanci të qartë veç faktit se po përpiqet për përshpejtimin e kohës së rehabilitimit, që Salah të mund të jetë optimal në nisjen e sfidës së madhe.