Ja kush janë personat që gjyqi i ktheu sërish në Shutkë

Mitko Çavkov ish drejtori i Byrosë për siguri publike, Goran Gjoshevski nga sigurimi i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, Dushko Llazarov dhe Oliver Popovski nga MPB dhe Munir Pepiq nga Agjencia për zbulim mbrëmë përsëri janë arrestuar dhe dërguar në burgun hetimor të Shutkës, transmeton Medial.mk.

Arrestimi i tyre pason pasi dje prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski kumtoi se deri te Gjykata Penale është dorëzuar aktakuzë kundër 30 personave lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Njëzet e tetë persona janë akuzuar për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale