Ja në çfarë gënjeshtre e zënë mediat serbe Marko Gjuriqin dhe tallen me të (Video)

Moderatori i njohur serb, Zoran Kesiq, para pak ditësh kishte tallur të ashtuquajturin shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, lidhur me një intervistë të tij dhënë mediave serbe.

Në atë intervistë, Gjuriq pati deklaruar se ai përcjellë shtypin shqiptar dhe edicionet e lajmeve çdo ditë, shkruan Periskopi.

Në sekondat 0:23, moderatori referohet intervistës së Gjuriqit, ku ai pyetet se sa herë i është ndaluar hyrja në Kosovë.

“Sa herë të është ndaluar hyrja në Kosovë” – e pyet moderator.

“Vitin e kaluar 18 herë. Kam pasë sukes prej këtyre ndalesave 6 deri në 7 herë, pastaj herave të tjera kam pasë sukes, kam arritur të depërtoj të themi si uji ashtu…”.

Ti i shikon edicionet e lajmeve televizive në gjuhën shqipe?

Gjuriq: Çdo ditë tërë shtypin në gjuhën shqipe e po ashtu edhe edicionet televizive të lajmeve në gjuhën shqipe.

Moderatori më pas kthehet në studion e tij për ta komentuar këtë intervistë të Gjuriqit:

Merreni me mend, çdo ditë e lexon gjuhën shqipe edhe e përcjellë ditarin e lajmeve në gjuhën shqipe. Të lumtë, Gjuriq, këtë nuk munden as shqiptarët ta bëjnë.

Më pas, lëshohet sërish intervista e Gjuriqit:

A e di ndonjë fjalë shqip?- e pyet moderatori Gjuriqin.

Gjuriq: Fatkeqësisht vetëm ndonjë fjalë..nuk e zotëroj në tërësi këtë gjuhë dhe kjo është pengesë për mua

Moderatori, i njohur edhe si komedian, kthehet në studion e tij për ta komentuar këtë deklaratë të Gjuriqit:

Tash po më shtohet respekti për të. Lehtë është me lexu gazetën kur i di krejt fjalët.

Në minutën 2:30, moderatori imiton Gjuriqin duke imagjinuar se si mund ta lexojë shtypin shqiptar meqenëse ai thotë se di pak fjalë shqip:

Tash po e mbaj gazetën dhe imitoj Gjuriqin:

Këtë nuk e kuptoj…

As këtë nuk e kuptoj

A Haradinaj…

Rita Ora… bukur…

Edhe çdo ditë kështu i lexon gazetat Gjuriq. /Periskopi/