VMRO-DPMNE do të nxjerrë konkurs për kandidatët për president për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual Gjorgje Ivanov.

Në media po qarkullojnë disa emra të kandidatëve që shihen si favorit për president. Mes tyre janë ish-anëtarë të partisë por nuk mungojnë as emrat e disa profesorëve të njohur maqedonas.

Kandidatët më të preferuar të VMRO-së shihen profesorët Savo Klimovski, Gordana Siljanovska, Tanja Karakamisheva dhe Trajko Sllavevski. Në garë është edhe ish-ministri i financave, Zoran Stavrevski. Për këto emra, VMRO-DPMNE ka nxjerrë një anketë të brendshme për të matur rejtingun e tyre.

Partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar se deri më 11 janar do të nxjerrë konkursin për paraqitjen e kandidatëve për president. Kandidati për president do të publikohet në konventën e kësaj partie të caktuar më 16 shkurt 2019.