Kasami fiton betejën për BESËN, ka një porosi për anëtarët e krahut tjetër

Bilall Kasami edhe zyrtarisht mbetet në krye të partisë BESA. Kasami ka njoftuar Gjykata themelore Shkupi 2 ka hedhur poshtë kërkesën e krahut tjetër të BESËS që si kryetar i përkohshëm të jetë Nexhmedin Kahremani, transmeton Medial.mk.

“Mbetet edhe zyrtarisht legjitimiteti jonë që na e dhanë strukturat e Lëvizjes BESA. BESA është një dhe ato jemi ne”, ka thënë Kasami duke ftuar anëtarët e tjerë të kthehen në parti ku i kanë dyert e hapura.