Kërkohet dorëheqja e disa ministrave të kabinetit qeveritar të Zaevit, ja kush e do?!

VMRO-ja ka kërkuar dorëheqjen e pothuajse gjysmës së qeveritarëve. Kjo është kërkuar sot gjatë një konfernece për gazetarë, ku nënkryetari i kësaj partie Aleksandar Nikollovski, kërkoi dorëheqjen e zvëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministrit të Financave, Dragan Tevdovski e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi.

Kreu i partisë opozitare ka deklaruar se pretendimet e tyre të deritashme janë konfirmuar nga dokumenti “Non Paper”, i përgatitur nga BE-ja, ku vlerësohet se Maqedonia nuk ka përmbushr të gjitha kushtet e kërkuara për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.