Kërkohet shkarkimi i Hazbi Likës, ja çka thotë Ali Ahmeti!

Të preferuarit e maqedonasve lobojn te Ali Ahmeti” kërkojn shkarkimin e Hazbi Likës dhe Bujar Osmanit
Shkup- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika dhe zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani janë në shënjestër të qarqeve të caktuara nga rradhët e BDI-së, të cilët në koordinim me palën maqedonase, kërkojn që të shkarkohen nga postet e tyre.

Kohën e fundit, disa zyrtar të BDI-së, përmes mediave të caktuara krijojnë opinion të rrejshëm se Lika dhe Osmani janë funksionar të dështuar dhe se nuk komunikojnë mirë me organet e partisë, raporton portali, Amerika Radio.

Qëllimi i kësaj propagande është që “Lika dhe Osmani” të shkarkohen nga postet dhe vendet e tyre të zëvendësohen me njerëz të afërt me strukturat maqedonase.

Këta persona, mësohet se cdo ditë lobojnë të kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që këta funksionar të shkarkohen, dhe në vend të tyre të vendosin kuadro nga Shkupi dhe Tetova të cilët në koordinim me palën maqedonase, nuk do të vendosin asnjëher dritë të kuqe për interesat shqiptare, por prioritet do të kenë bizneset personale si dhe punësimet dhe avancimet familjare.

Merret vesh se Ahmeti është përgjigjur negativisht ndaj këtyre kërkesave, duke i kujtuar ata se Lika për momentin është politikani me rejting më të lartë në BDI pas tij.

Pritet që gjatë javëve të ardhshme të publikohen disa nga këta persona që lobojnë kundër Osmanit dhe Likës.

Zëvendëskryeministri i parë, Hazbi Lika njihet si krah i luftës dhe ish komandant i UCK-së, i cili në periudhën 2002-2006 në kohën kur ishte zëvendësministër i policisë arriti që të mbushë policinë dhe shërbimet sekrete me të punësuar shqiptar.

Fjala e Likës, në atë kohë ishte “amin” për funksionarët maqedonas.

Mirëpo Lika, ishte shumë shumë i zëshëm edhe në Parlamentin e Maqedonisë si deputetë në 2014, në kohën kur në stemën e re të Maqedonisë parashihej luani maqedonas me prefix të VMRO-DPMNE-së.

Propozimi për stemën e re të Maqedonisë nuk duhet pranuar nga shqiptarët. Ai është skandaloz dhe nuk përfaqëson një shtet multienik siç është vendi ynë, kishte deklaruar Hazbi Lika.

Ai shumë herë kishte braktisur Parlamentin dhe nuk pëlqente që të miratohen disa projekte antishqiptare.

Kontributi i Likës është i pazëvendësueshem që nga lufta e vitit 2001 e deri më sot,pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve të Tetovës qëndrojnë besnik ndaj vizionit dhe projekteve të tij për shqiptarët, duke përmendur këtu që për herë të para para nëj muaji, me iniciativën e tij u themelua Ansambli I parë shqiptar në Maqedoni, që financohet nga buxheti shtetëror, ndërsa pa lënë anash që në afat rekord ka pararë sistetmaizimin e mbi 1000 administratorëve shqiptarëve të cilët nga vitit 2007 e deri më sot ishin të penguar të sistemohen nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski.

Nga ana tjetër, zëvenedëskryeministri, Bujar Osmani ka qenë i angazhuar në forcat e NATO-së që nga viti 2001 në luftën e Maqedonisë. Osmani ishte krahu i djathtë i gjeneralëve kryesor të NATO-së në atë kohë që komunikonin me strukturat e UCK-së dhe ish komandantin politik të atëhershëm, Ali Ahmetin.

Osmani ka një karrierë të bujshme, pasi ka qenë një ndër TOP studentët më mirë të gjeneratës në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Ndërsa ka specializuar kirurgjinë me mentorin më të më mirë në Maqedoni, profesorin Karaxhov.

Osmani që nga ardhja e tij si ministër i Shëndetësisë në vitin 2008 deri në vitin 2011 ariti që të shqiptarizoj ministrinë , spitalet, shtëpit e shëndetitë dhe institucionet tjera shëndetësore duke punësuar shqiptar të përgaditur mirë.

Pas vitit 2011, ai iu përkushua përsëri profesionit të mjekut, kirurgut të cilët me shumë passion e bënë edhe sot e kësaj dite edhe pse mban pozitën e zëvendëskryeministriit për eurointegrime, që ka protocol të ngjeshur për shkak të takme të shumta me zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian, me qëllim që Maqedonia të aderoj në rrugën e antarësimit drejtë BE-së, ku si parakusht e ka ndërrimin e emrit kushtetues për shkak të kontestit me Greqinë./tetovasot