Kosovë: Aksion i madh për arrestimin e Gjylenistëve

Pesë shtetas turq, banorë të Kosovës, janë arrestuar nga Policia të enjten në mëngjes

Gazeta Express merr vesh se të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Presidentit Erdogan.

Arrestimet, në mëngjesin e sotëm, ndodhën në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjakovës.

Express merr vesh se të arrestuarit janë dërguar për në polici kufitare, derisa pritet vendim për dëbimin e tyre në Turqi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës “Mehmet Akif”, dhe kanë bërë të ditur se aktualisht po mbahen në divizionin për të huaj, derisa të përfundojnë procedurat e deportimit.

“Të arrestuarit janë zyrtarë turq, apo mbështetës të Gylenit, ose gylenistë siç quhen ndryshe. Të gjithë janë zyrtarë të kolegjit ‘Mehmet Akif’”, i kanë thënë burime nga ana e policisë Expressit.
Policia e Kosovës është duke e zhvilluar aksionin për arrestimin e disa zyrtarëve turq. Se aksioni është duke vazhduar e kanë konfirmuar për Express, zyrtarë nga policia e Kosovës.
Bajram, Kraniqi i ka thënë Expressit se të dhënat e plota rreth kësaj çështje dhe këtyre arrestimeve do të jepen posa të përfundojë i gjithë procesi i operacionit.

“Mund të ju konfirmoj se policia është në zhvillim e sipër të një operacioni policor. Posa të përfundojë do të japim detaje”, ka thënë Krasniqi.
Deri më tani, Gazeta Express ka raportuar për arrestimin e pesë turqve, mëngjesin e sotëm në Prishtinë dhe Gjakovë.
Të gjithë të arrestuarit janë identifikuar nga Turqia si përkrahës të Gulenit, kundërshtarit të Erdoganit.
Të arrestuarit janë Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan. Ata në Kosovë prej vitesh drejtonin kolegjin “Mehmet Akif”. /GazetaExpress