Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e një ministri të kabinetit të tij, shkruan Fakte. Bëhet fjalë për ministrin Aksel Ahmetovski, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për romët në Maqedoni.

Në arsyetimin e kërkesës për shkrkim nuk shkruan pse Kryeministri kërkon “kokën” e tij. Opinioni i gjërë pothuajse asnjëherë nuk kishte dëgjuar emrin e këtij ministri në dy vitet e kaluara që kur ai ka hyrë në kabinetin qeveritar.

Ndryshe, rikonstruim më të madh të qeverisë, madje edhe me këmbim të dikastereve mes partnerëve, është paralajmëruar për pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, që është paraparë të ndodhë më 15 janar.