KUJDES, Zhuga, prek dy nxënës në një shkollë në Shkup

Në shkollën fillore “ Vllado Tasevski” në Kozle, ka fëmijë të cilët janë të prekur nga Zhuga, dhe menjëherë pas këtij lajmi prindërit i ka kapur panika dhe thonë se për këtë gjë nuk janë të informuar nga ana e shkollës njofton Medial.mk.

Sipas Kurir.mk, informatën se zgjebja apo zhuga është prezente në këtë shkollë e ka konfirmuar edhe Ministria e arsimit, dhe se menjëherë është kryer kontroll në shkollën në fjalë, dhe është konstatuar se përveç dy fëmijëve të cilët rrjedhin nga e njëjta familje, rast tjetër tani për tani nuk ka./Medial.mk/