Ky është investimi i radhës i Erdoganit në Serbi

Përveç një fabrike në Kraljevë, investitorët turq do të ndërtojnë edhe katër fabrika të tjera në Serbi, ku do të punësohen rreth 2,500 persona.

Kështu shkruajnë mediat serbe që ndër të tjera, përmendin edhe planin për ndërtimin e një hoteli të zinxhirit të njohur hotelier botëror ‘Four Seasons’, në Beograd.

Sipas Novosti, këto plane konkrete janë diskutuar edhe në nivel presidentësh, gjatë vizitës së Vucic’it në Stamboll, ku u takua me presidentin turk, Reccep Taip Erdogan.
Erdogan kishte zhvilluar një vizitë në Beograd vitin e shkuar.

Madje, vet Presidenti serb, Aleksandar Vucic, është takuar edhe me biznesmenin turk, Mesud Toprak, i cili do të investojë 35 milionë euro për të hapur një fabrikë tekstili në Kraljevë.“Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të një rëndësie të veçantë për Serbinë.

Kemi arritur që t’i ngrisim shkëmbimet tregtare në mbi 1 miliard euro, shumë kjo tepër e madhe për shtetin tonë.Kujtojmë që turqit janë turistët numër një në Serbi”, ka thënë Vucic.

Gjatë vizitës në Stamboll, Vucic ka zhvilluar edhe një takim trepalësh me Erdoganin dhe anëtarin e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegovic.
Në këtë takim, Erdogan u ka premtuar të dy palëve që do t’u ndihmojë për të ndërtuar një autostradë që do të lidhë Serbinë me Bosnjën.

Vetëm gjatë 11 muajve të kaluar, shkëmbimet tregtare mes Turqisë e Serbisë janë rritur për 21 përqind më shumë se më 2016, me deficit nga ana e Serbisë.