LAJM I FUNDIT: BESA i mbetet Bilall Kasamit?!

BESA edhe përfundimisht mbetet të udhëhiqet nga Bilall Kasami. Kështu ka vendosur gjykata pas mbledhjes së sotme, ka brifuar për “Plusinfo” një funksionar i lartë i BESËS.

Kjo nënkupton se është hedhur poshtë kërkesa e Afrim Gashit që ai të nënshkruhet si kryetar i Lëvizjes.

Sqarimi i gjyqit siç mësohet ka qenë se krahu i Gashit nuk ka respektuar procedurat, pra vendimi për Kongresin e BESËS ka qenë që ajo të mbahet më 24 shkurt.

Nga krahu i Gashit nuk kanë dashur të komentojnë për hapat e ardhshëm, derisa nga gjyqi nuk marrin sqarim zyrtar.

“Nuk kemi informacion zyrtar nga gjykata se kanë marrë vendim të tillë. Pasi të marrim qëndrim nga gjyqi, organet e partisë do të sjellin vendim”, ka thënë Orhan Murtezani. /Medial.mk/