Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ka vendosur që të falë 16 persona me rastin e Vitit të Ri. Në vendimin e marrë nga presidenti shkruan se 16 personat do të lirohen pjesërisht nga faji, në kohëzgjatje prej 2 deri 6 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dënuarit të cilët do të falen pjesërisht nga presidenti Ivanov janë nga Manastiri, Shkupi, Gostivari, Vallandova, Resnja, Negotina, Strumica e vende tjera.

Në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, Ivanov nuk ka liruar tërësisht nga dënimi asnjë të dënuar.

Ndryshe, vendimet e Ivanovit për të liruar nga faji të dënuarit kanë nxitur reagime të shumta në opinion, ndërsa vendimet e tij janë vlerësuar si të padrejta dhe të ndikuara nga partitë.