Mehmeti alarmon: Shërbimi sekret izraelit po mer nën drejtim Shqipërinë!

Analisti Kim Mehmeti ka alaramuar se në Shqipëri po instalohet shërbimi sekret izraelit “Mossad”, shkruan Fakte. Sipas tij, ky shërbim do të drejtojë zyrën izraelite të antiterrorizmit në Tiranë, që do duhej “të mbikqyrë dhe të luftojë ‘terroristët’ shqiptarë”.

Ja çka shkruan Kim Mehmeti:

“Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?! Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria! Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?” (Kim Mehmeti)