Milikije Halimi: Kemi trashëguar shumë borxhe si komunë, por me Zotin përpara do t’ia dalim! (Foto)

Sukseset e Komunës së Haraqinës, dhe posaҁërisht së fundmi, po ju pengojnë atyre që bënë ҁ’mos që të jemi në këtë gjendje të mjerueshme për dekada të tëra. Për fat të keq, në këtë lojë të dyshimtë, ditëve të fundit është instrumentalizuar edhe EVN-ja, që ka ndërmarrë një fushatë ҁkyqjeje të energjisë elektrike. Paraardhësit në Komunën tonë, kanë krijuar borxh ndaj EVN-së me vlerë prej 41 milion denar, ose hic më pak se 700,000 Euro. Kjo tregon më së miri se cka kanë bërë udhëheqësitë e kaluara, që përpos krijimit të borxhit dhe dëmeve që na lanë, asgjë tjetër nuk ndërmorrën për përmirësimin e jetës së banorëve të komunës sonë. Çudia edhe më e madhe është se vetëm borxhi i ujesjellesit (motorët e ujit që funskionojnë me energji elektrike), arrinë në shifrat e 24 milion denarëve (400.000 Euro). Ne do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë, por aq dëm është bërë nga paraaedhësit tanë në të kaluarën, që dëmet e tyre, “nuk i lanë as uji i Vardarit”. Megjithatë, jemi shume te perkushtuar se do t’ja dalim me Zotin përpara!/Milikije Halimi