Nëntë të vdekur nga goditja me furgon në Toronto (VIDEO)

Nëntë njerëz kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një person ka përplasur furgonin për këmbësorë në kryeqytetin e Kanadasë, Toronto, tha policia.

Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa blloqe më tej dhe është dërguar në paraburgim, thanë autoritetet e rendit, përcjell Fakte.

Ato po ashtu thanë se nuk e kanë përcaktuar ende motivin e sulmit.

Ministri i Sigurisë Publike i Kanadasë, Ralph Goodale, nuk pranoi të komentojë mbi atë që mund të ketë nxitur incidentin.

“Hetimet janë në një fazë ku asnjë informacion i mëtejshëm nuk mund të konfirmohet”, tha Goodale në një konferencë për media.

“Policia po heton për të pacaktuar se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur”, shtoi ai.

Incidenti ka ndodhur në rrugën Yonge në orën 13:30, sipas kohës lokale.

Policia kërkoi nga qytetarët të shmangin zonën, ndërsa shërbimet e metrosë pranë u pezulluan.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se lutet për të gjithë të prekurit nga “incidenti i tmerrshëm”.