Nga 1 janari i vitit 2019 tregtarët do të duhet të fillojnë të furnizojnë me licenca, sipas zbatimit të Ligjit për tregje të gjelbra, me çka do të mund ta zgjidhin problemin dhe statusin e tyre dhe do të mundet lirshëm pa kurrfarë pengesa të vazhdojnë të punojnë në tregjet e gjelbra, bëri thirrje kryetari i Odës së tregtarëve të Maqedonisë, Ekrem Dolek.

Licenca një tregtar për një tezgë për një vit do t’i kushtojë 60 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për tezgën e dytë, të tretë dhe çdo të ardhshme 40 euro shtesë.

“Megjithatë, këtu ka problem dhe kërkesa përcjellëse që në bashkëpunim me institucionet shtetërore duhet t’i zgjidhim. Kërkojmë bashkëpunim të plotë nga ana e organizatorëve të tregjeve, për shkak se dhënia e licencave është proces i madh që duhet të zhvillohet me bashkëpunim të përbashkët mes organizatorëve të tregjeve dhe Odave të tregtarëve. Për shembull, licencë mund të na kërkojë një person që punon në tregun në Manastir, Prilep dhe Ohër, ndërsa ne do të duhet t’i lëshojmë, edhe pse nuk kemi sigurt nëse ky person posedon tezgë në tregun e caktuar. Për këto shkaqe është i rëndësishëm bashkëpunimi me organizatorët e tregjeve”, deklaroi Dolek.

Ai informoi se në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, që do të mbahet në kohën më të afërt, do të kërkojë që Qeveria të formojë trup koordinues që do të ketë ndikim mbi inspektimin tregtar, inspektimet lokale dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme për zgjidhje të problemit me shitësit ambulantë në territorin e gjithë shtetit.

“Ata që punojnë 20-30 vite në tregje dhe deri më sot nuk kanë asnjë ditë stazh, ndërsa me këtë ligj do të kenë beneficion të madh, respektivisht do të kenë siguri sociale për nesër që mund të marrin pension”, deklaroi Dolek.

Pensionistët, sipas tij, që të kenë stazh do të duhet të paguajnë nga 2.000 denarë në vit, sepse ata si Odës kanë arritur t’i vendosin në tarifë më të lirë bujk-individ.