Nga 7.600 denarë për gjithë personat pa punë që i plotësojnë këto kushte

Më 20 shtator të vitit 2017 hyri në fuqi Ligji për sigurim material të personave të pa punësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në shtet me të cilin rreth 3000 persona do të marrin nga 7.600 denarë në muaj, informon KOHA.

Sipas vendimin ekzistues, personi i pa punë mund të ketë të drejtë të merr këto të holla nëse i plotëson kushtet në vijim:

Të ketë qenë së paku 15 në marrëdhënie pune në ndërmarrje me pronësi dominante të shtetit, e vërtetues me M1/M2.

Marrëdhënia e punës në ndërmarrja i është ndërprerë për shkak se firma ka shkuar në falimentim, likuidim apo tepricë teknologjike.

Në ditën kur ka hyrë në fuqi ky ligj personi ka pasur më së paku 52 vjet (femër), përkatësisht 55 vjet (mashkull).

Marrëdhënia e punës i është ndërprerë më 31 dhjetor të vitit 2016.